• |
ide | kryesore

COVID-19 në Shqipëri/ Shënohet një viktimë, bien rastet e reja në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar 1 viktimë dhe 23 raste të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Shqipëri. Rastet e reja kanë ardhur pas ekzaminimit të 3862 testimeve të dyshuara pozitivë me COVID-19. Kujtojmë se ditën e djeshme janë regjistruar 35 raste infektimesh në vend.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Devoll, Elbasan. Kukës, Vau i Dejës, Skrapar, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë, Shijak. Në 24 orët e fundit janë shëruar 176 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,601 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *