• |
ide | kryesore

Ironia e Berishës/ Shqipëria e europianizuar? Në librat me përralla

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha publikoi në Facebook një foto që ironizon europianizimin e Shqipërisë.

Në foton e publikuar nga Berisha shihen dy persona, një djalë, teksa shkon në një bibliotekë dhe kërkon librin me titull: “Shqipëria një shtet demokratik dhe i europianizuar”, ndërsa, punonjësja e bibliotekës i përgjigjet: Seksioni i librave me përralla gjendet në fund të korridorit”. 

Ish-Presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, për shkak se Departamenti Amerikan i Shtetit, atë dhe familjen e tij, e shpalli person ‘non grata’ në SHBA.

Lexo më tej: A e mbron dot më PD, Sali Berishën? 

Të shumta kanë qenë reagimet e Berishës këto kohë, ndërsa në deklaratat e bëra, ka theksuar se ka nisur një padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili shpjegoi se arsyet që dërguan SHBA-në në marrjen e këtij vendimi, ishin abuzimi që sipas tij, Berishën ka bërë në kohën që ka qenë në qeveri, si dhe është kujdesur që të pasurohen anëtarët e familjes dhe aleatët.

 



11 Comments

  1. Ish sekretari i Partise Komuniste Shqiptare Berisha nga Vuçidoli, president dhe kryeminister te na shpjegoje se perse nuk eshte rehat dhe ironik me Evropjanizimin dhe demokracine ne Shqiperi? Berisha po ndjek fatin e sherxhiut te katundin qe ja nxiu jeten bashfshatareve te tij, dhe kur vdiq la amanet qe ti vene nje litar te qafa e litarin tja nxirrej siper varrit. E katundi perseri hengri dru nga xhandaret qe i akuzonin se e kishin vare sherxhiun!.

  2. Te ky liber me perralla ti ke ”meriten”me te madhe o vampir se po te ishte dikush tjeter ne vendin tend ne ’90-ten,sot Shqiperia do ishte Zvicra e dyte…

  3. Po cfare bere ti mor Sale per kete vend, kur ishe ti ne qeveri rregullove ndonje gje asgje ske bere, ti e ke katandisur vendin ne kete gjendje. Ti je fajtori kryesor qe Shqiperia eshte ne kete gjendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *