• |
ide | kryesore

Grabitja me dhunë në Lezhë, policia identifikon një prej autorëve të grabitjes

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarja e ndodhur në Spiten të Lezhës, ku dy shtetas vodhën me dhunë në banesën e një çifti bashkëshortësh. Një prej autorëve të grabitjes me dhunë është identifikuar si Pavlin Dokaj, 23 vjeç. Ai është shpallur në kërkim nga policia, pasi së bashku me një tjetër, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende. Të dy grabitësit i vodhën me dhunë një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë shtetasve Gj. D., 57 vjeç dhe V. D., 47 vjeçe.

Policia shton se vijon puna për ndalimin e 23-vjeçarit dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *