• |
ide | kryesore

Ben Affleck fotografohet duke mbajtur në dorë orën e dhuruar nga Jennifer Lopez në vitin 2002.

-Instant, Paparazzi, Slider



Mes gjithë bujës së madhe në media për ribashkimin e tyre, Ben Affleck ka bërë një veprim që tregon shumë në lidhje me Jennifer Lopez.

Së fundmi, Ben është fotografuar duke mbajtur në dorë një orë argjendi, të cilën Jennifer Lopez ja ka dhuruar në vitin 2002. Ora që Ben mban në dorë është e njëjta me atë që ai ka pasur në videoklipin e këngëtares, “Jenny from the Block”. Aktori duket se ka hequr pluhurin nga ora e vjetër dhe ka nisur ta mbajë sërish për të treguar gjithë dashurinë ndaj partneres së tij.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, në media u publikuan foto të dyshes ku ata shfaqeshin me njëri-tjetrin duke dalë nga i njëjti vend pa e fshehur faktin që janë bashkë. Madje në foto Jennifer shfaqej e buzëqeshur, duke treguar se i është kthyer lumturia me rikthimin tek ishi.

Kujtojmë se gjatë muajit prill, Jennifer Lopez i dha fund fejesës së saj me Alex Rodrifguez. Lajmin e dhanë vetë të dy ata përmes një deklarate të përbashkët.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”- u shpreh dyshja në një deklaratë të përbashkët pas ndarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *