• |
ide | kryesore

GJKKO urdhëron procedim penal ndaj anëtarit të KLGJ, Alban Toro

-Instant, Lajme, Të fundit



GJKKO urdhëron procedim penal ndaj avokatit dhe anëtarit të KLGJ, Alban Toro. Vendimi për Alban Toron është dhënë nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi

GJKKO kërkon nisjen e procedimit penal për falsifikim dokumentesh. Media denoncoi falsifikimet e anëtarit të KLGJ, teksa ai u padit në SPAK nga Shoqata e avokatëve anti -korrupsion.

Pas padisë, SPAK vendosi mosfillimin e procedimit penal, ndërkohë që vendimi i SPAK u rrëzua nga Gjykata e Posaçme. Sipas akuzës Toro ka gënjyer Kuvendin për punën e tij si avokat dhe u zgjodh në KLGJ në kundërshtim me ligjin.

Sipas ligjit anëtari i KLGJ duhet të ketë 10 vite pune avokat pa ndërprerje. Skandali i përzgjedhjes së Alban Toros u zbulua muaj më parë. Toro ka falsifikuar të dhënat, që kanë të bëjnë me ushtrimin e profesionit si avokat 10 vite pa ndërprerje, ashtu siç është përcaktuar në ligj. Duke iu referuar të dhënave të qendrës kombëtare të biznesit rezulton se Alban Toro nga data 02 Mars 2010 deri në datën 20 shtator 2011 e ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit si avokat për afro 1 vit e gjysmë.



4 Comments

  1. Mireserdhet zoterinj te kuq, blu, roze, mavi, jeshil, te verdhe e ca ka ne Komedine Hyjnore te shekullit 21 !!!

    Miliarda leke apo miliona euro/ dollar te derdhura dhe nuk arrihen filtra te denje per anetaret e organeve te drejtesise!!!

    Imagjino qe vete KLGJ nuk arrin te filtroje te dhenat si duhet, pa le pastaj ca behet ne organet e tjera me te ulta !!!

    Cte bej se me vjen inat ta le vendin tim ta marre nje i paafte/gdhe, shok/shoqe e partise se do kisha ikur me kohe nga ketu!

  2. pikante!

    spak nuk beri asnje veprim hetimor! hajde besoji ASPAK-ut

    por ping pongu eshte interesant qe njerezit te kuptojne se gjoja GJKO funksionon !

    SPAK vendosi mosfillimin e procedimit penal, ndërkohë që vendimi i SPAK u rrëzua nga Gjykata e Posaçme.

  3. Fatbardh Kadilli e përsërit gati çdo ditë ftesën, por Lulzim Basha hesht. Edith Harxhi po ashtu, por Lulzim Basha hesht. Edhe të gjithë kundërshtarët e tij të tjerë të lëvizjes “Për PD” e kërkojnë sistematikisht, por Lulzim Basha i shmanget “si djalli temjanit”, ballafaqimit publik me ta.

    Kjo është një histori që përsëritet në formë komike tashmë, pasi versionin tjetër të kësaj shfaqje e kemi parë përpara 25 prillit. E mbani mend besoj, kur Lulzim Basha i kërkonte Edi Ramës pas çdo fjalimi e pas çdo dalje televizive, vetëm një gjë: Dua debat publik. E dua tani. Të pres deri të dielën e votimit. Këtu me ke. Pse nuk del? Kur do e bëjmë debatin publik? Pse ke frikë?

  4. fillim mosfillim, fillim , do shkoje nja 3 vjet. pastaj do harrohet. Z.Ripjelljes ka rezervuar skandale te tjera , ne pritje per te zene faqet e para te mediave

    ASPAK edhe GJKKOQE jane deshtim . KLGJ KLP KPK KPA KED ILD PP BKH , etj institucione marrrin rrogen kot dhe bejne propagande.

    ne fund te dites njerezit nuk marrin drejtesi nga institucionet e drejtesise .

    ne nje vend kaq abuziv , ku shteti eshte abuzuesi me i madh, mos prisni drejtesi. Drejtesia nis nga vullneti politik. instucionet drejtohen nga njerez, te cilet jane pjese e kesaj shqiperie. shumica jane zgjedhje politike

    Dhe vullneti politi i Ripjelljes per 8 vjet (+4) eshte korrupsioni kanabizimi dhe abuzimi.

    te fala kimetes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *