• |
ide | kryesore

Pandemia/ Mbi 150 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

-Instant, Lajme, Planet



Në mbarë botën numërohen mbi 150 milionë numri i personave të shëruar pas infektimit me koronavirus. Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 150.053.930 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.

Tre vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë njëkohësisht janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona. Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (27.606.442), Indi (24.350.816) dhe Brazil (14.648.332). Ndërkohë, në të gjithë botën ende janë në trajtim 14.975.511 persona.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *