• |
ide | kryesore

Noizy dhe Arilena Ara drejt një bashkëpunimi

-Instant, Paparazzi, Slider



Bashkëpunimet e reperit Noizy me vajzat e showbiz-it mund të numërohen me gishtat e dorës dhe këtij grupi sapo iu bashkua këngëtarja Arilena Ara!

Dyshja, që po mban çdo gjë thuajse sekret, është nisur drejt Korçës së bashku me stafin e xhirimeve. Sipas burimeve për “Iconstyle.al”, Noizy dhe Arilena po sjellin një bashkëpunim. Ata kanë mbërritur së bashku  në të njëjtin vend ku kanë qëndruar, siç lënë të kuptohen edhe postimet e tyre në InstaStory.
Madje, ditën e sotme Noizy ka ndarë në InstaStory një video të bandës së Arilenës, e cila po luante në shesh dhe bënte disa përgatitje për projektin e ri.Ende s’e dimë për çfarë bashkëpunimi bëhet fjalë, pasi s’kemi një titull apo detaje të tjera rreth këtij projekti.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *