• |
ide | kryesore

Avioni i Çauseskut shitet për 120 mijë euro në ankand

-Instant, Planet



1Avioni që dikur përdorte diktatori rumun Nicolae Causescu u shit për 120 mijë euro në një ankand të enjten.

Çmimi i fillestar për avionin tip “Rombac”, prodhuar në vitin 1982, ishte 25 mijë euro dhe tërhoqi vëmendjen e dhjetëra koleksionistëve.

Rumania u bë gjatë viteve 70-80 lider e prodhimit të avionëve në Evropën Lindore pas licencimit nga Korporata Britanike e Aviacionit.

Avioni i pasagjerëve “Rombac” është i pari që është prodhuar në Rumani dhe ishte pjesë e flotës personale të udhëheqjes komuniste në periudhën 1986-1989 kur Causescu u përmbys nga pushteti dhe u ekzekutua me bashkëshorten Elena.

Nuk është e sigurt nëse Causescu udhëtoi personalisht me këtë avion, pasi burime të ndryshme thonë se ai preferonte më së shumti avionin amerikan tip Boeing 707.

Krahas avionit, një makinë luksoze tip “Paykan Hillman-Hunter” dhuruar Causescut në vitin 1974 na udhëheqësi iranian Shad Mohammad Reza Pahlavi u shit për 95 mijë euro – pas çmimit fillestar 4 mijë euro.

Euronews



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *