• |
ide | kryesore

“Defender Europe 21”, Osmani dhe Kurti ndjekin nga afër stërvitjen

-Instant, Lajme, Të fundit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po qëndrojnë në Aeroportin e Gjakovës, ku po ndjekin nga afër aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”.


Osmani në këtë vizitë shoqërohet nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, i cili ka qenë i veshur me uniformë të FSK-së.


Krerët e institucioneve do t’u bashkohen sot ushtarëve në kampin ushtarak, ku prej 10 ditësh po qëndrojnë pjesëtarët e Forcës që janë pjesë e “Defender Europe 21”.

Operacionet e FSK-së në kuadër të kësaj stërvitje kanë filluar prej 17 majit dhe po zhvillohen në Devë e Babaj të Bokës, në Gjakovë.

Ndërkohë pjesë e kësaj stërvitjeje janë 339 pjesëtarë të Forcës së përfshirë në “Defender Europe 21”.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu