• |
ide | kryesore

U arrestua për korrupsion me gjyqtaren Enkeleida Hoxha, ndryshon masa e sigurisë për mjekun ligjor Shkëlqim Korbi

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ekspertin Shkëlqim Korbi. Ky ndryshim ka ardhur pasi mjeku ligjor e ka kërkuar një ndërrim të masës së sigurise për shkak të problemeve shëndetësore. Gjykata ka vendosur për Korbin masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Kujtojmë se mjeku u arrestua së bashku me ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 8 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në korrupsion. Sipas dosjes së SPAK,Korbi lëshoi një ekspertizë të rremë në mënyrë që të përfitonte lirinë e parakohshme me kusht Gentian Nezaj dhe Saimir Petani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *