• |
ide | kryesore

Vendimi i gjykatës/ A po shpëton Vjosa nga hidrocentralet?

-Instant, Arkiva, Kryesore



Gjykata Administrative e Tiranës i ka rindezur shpresat për shpëtimin e lumit Vjosa dhe shpresës për të mos ngritur hidocentrale mbi shtratin e saj. Gjykata rrëzoi pretendimet e dy kompanive, turkes “Ayen Enerji” dhe shqiptares “Fusha sh.p.k”, të cilat ishin ankuar kundër ministrisë së mjedisit., e cila pati hedhur poshtë “Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” (VNM) që i hapte rrugë atyre të ndërtojnë hidrocentralin e Kalivaçit në Vjosë.

“Ayen Enerji” dhe “Fusha sh.p.k” paditën në muajin shkurt 2021 qeverinë pasi ministria e Mjedisit, në shtator 2020, nuk u miratoi vlerësimin e tyre mjedisor. Një nga arsyet e cituara si nga Ministria në vlerësimin e saj ishte fakti që raporti i Ndikimit në Mjedis ishte i paplotë dhe nuk ishin zhvilluar konsultimet e nevojshme me banorët e zonës.

Lexo me tej:

Mos ndërtoni HEC mbi lumin Vjosa, edhe Leonardo DiCaprio kundër qeverisë shqiptare (VIDEO)

Organizata mjedisore EcoAlbania, e cila ka ndjekur çështjen, njoftoi në një deklaratë për shtyp se Gjykata e hodhi poshtë pretendimin e kompanive si “thelbësisht të pabazuar”.

Në shtator 2020, Kryeministri Edi Rama shkroi se HEC-et në Vjosë nuk do të ndërtoheshin.

Tre muaj më vonë, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) i kryesuar nga ai, miratoi kufijtë e rinj të zonave të mbrojtura.

Vendimi i hapi rrugën ndërtimit të HEC-eve në Poçem dhe Kalivaç, por asnjëra prej tyre nuk është ndërtuar pasi ishin në proces gjyqësor.

Vjosë : carte

Mundësia e ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë ka nxitur një fushatë të fortë, që ka marr përmasa ndërkombëtare.

Dhjetë fitues të çmimit “Right Livehood Aëard” iu drejtuan me letër të hapur Bashkimit Europian me një kërkesë të tillë.

Në mbrojtje të lumit Vjosa ka dalë dhe aktori Leonardo DiCaprio si dhe organizata vendase e të huajatë cilat kërojnë shpalljen e tij si Park Kombëtar (lexo ketu pse s duhen ndertuar hidocentralet).

Fushata agresive e viteve të fundit mendohet të ketë detyruar Minsitrinë e Mjedisit të mos lëshojë VNM-në, siç ka vepruar dhjetra herë më parë në të njëjtat kushte.

“Në këtë proces gjyqësor ne kemi sjellë pranë gjykatës argumentin e shumë shkencetarëve vendas dhe të huaj, të cilet kanë kritikuar raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis të paraqitur nga kompania pranë institucioneve,” – tha avokati i çështjes Vladimir Meci.

Prej të paktën shtatë vitesh grupet mjedisore kanë kërkuar mbrojtjen e gjithë rrjedhës së lumit Vjosa teksa së fundmi ato i kanë kërkuar qeverisë ta shpallë “Park Kombëtar”.

Hidrocentrali i Kalivaçit fillimisht iu dha me koncesion kompanisë “Hydro SRL” në vitin 1997. Projekti parashikonte rreth 125 milionë euro investim për një hidrocentral me kapacitet prej 94 Më.

Punimet për ndërtimin e tij u zvarritën disa vite për probleme me pagat e punonjësve dhe kundërshti nga banorët e zonës në lidhje me vlerësimin me çmim të ulët të tokave.

Rreth dy dekada vite më vonë, në vitin 2017, qeveria vendosi të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën me “Hydro SRL” për mos-përmbushje të punimeve. Pavarësisht kontestimeve nga shoqatat mjedisore, të cilat kundërshtonin ndërtimin e një dige në Vjosë, qeveria hapi tender të dytë të cilin e fitoi bashkimi i kompanive “Ayen Enerji” dhe “Fusha sh.p.k” në “AYEN-ALB”.



7 Comments

  1. Kompania “Fusha sh.p.k” paska paditur qeverine e Rames, dhe qeveria Rama reflektoi dhe ndreqi gabimin duke hapur tender te dyte dhe ku “Fusha sh.p.k.” e fiton kete here bashke me nje kompani Erdoganit, vellait te Rames!
    Eshte “Fusha sh.p.k” qe fiton c’do tender te Bashkise Tirane.

  2. Nuk do reshtin se sfiduari cdo vendim kundra hidrocentraleve. Qeveri pas qeverije mandat pas mandati derisa ta sigurojne lejen per digen.
    Keto jane shushunja qe nuk hiqen qafe me nje vendim gjyqi.

  3. Rasti i Sokol Olldashit pavarësisht glorifikimit që i bëhet post mortum, tregon qartë se partitë politike tek ne janë organizma kriminale që shërbejnë në radhë të parë si mburojë për kryetarët e palëvizshëm prej dekadash dhe familjarët e miqtë e tyre, ndaj vjedhjeve, krimeve, korrupsionit që e kanë në axhendën e aktivitetit të tyre të përditshëm. Olldashi nuk e kuptoi se me marrjen e partisë ai rrezikonte jetën e kryekriminelit berisha dhe familjarëve të tij se do i hiqte mburojën ligjore prandaj berisha u investua tek pederasti dhe njeriu pa dinjitet basha ndërsa olldashi që provoi ti merrte hipotekën familjes berisha vdiq i përmbysur në një lartësi 1.5 m në një makinë super të blinduar

  4. 15 .01 rr kari.
    Shko shikoje ku ka rene. Erresira dhe stuhija me shi te pa pare beri qe nuk mori kthesen por iku drejte ne gremine. Cfare deshi oret e nates ne ate rruge vrastare qe ka marre qindra jete. Ku ishte, a kishte pire apo jo?.
    Shikoni gjeni pse u vra Santo ne mes te bulevardit o morra mavi.

  5. E shiti Lulximja Saliun thone! Por si mund te shitet nje njeri i ndershem,i moralshem nje njeri per se mbari?! PD eshte nje organizate terroriste me Saliun ne krye! Cfare shiti Lulja dhe ke! A nuk e dime te gjithe qe minat ne shtyllat e tensionit te larte i urdheronte Saliu? A nu tha Saliu qe do te kisha vrare jo tre por treqind? A nuk tha Saliu qe parate e shqiptareve jane me te pastrat dhe lejoi dhe pervetsoi parate e piramidave! Si e shiti Lulximja Saliun! I ngriti kurth?Jo zoterinj! Jane te gjithe hajdute dhe kriminele dhe Saliu eshte edhe spiun! A nuk i futi Saliu femijet e tij ne krim e korrupsion!

  6. Sot, me shpalljen e Berishës ‘minues i demokracisë’ dhe ‘familje kriminale’, ‘i përshirë në korrupsion të madh’, PD-së i kanë dalë brinjët. Luli as do të japë dorëheqje, as do të zgjidhet.

    Luli do të emërohet kryetar i PD, sa të jetë Berisha këndej pari. PD-në e merr me vete Berisha në rrugën për ku është nisur pas krimeve 30 vjeçare”,

  7. Askush nuk ka mbetur i paprekur nga sindromi Berisha. E ke dashur apo nuk e ke dashur, ai ka qenë gjithnjë një figurë politike e ashpër, që ka dashur gjithnjë vendin e tij në krye të tryezës, që më shumë të ka sunduar se të ka bindur, që kur ia dilte të të detyronte, nuk denjonte të të bindte. Duke qenë në fillimet e jetës sëtij politike dishepull i Enverit, ai mendonte dhe vazhdon të mendojë se zakoni kthehet në natyrë, prandaj u orvat t’i imponojë Shqipërisë dy gjëra: zakonin e bindjes së verbër dhe mendimin se ai është i pagabueshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *