• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani reagon pas deklaratës së Macron për vizat: Gabim në përkthim

Lajme, Të fundit



Presidentja Vjosa Osmani reagoi në lidhje me deklaratën e liderit francez, Emmanuel Macron nga Tirana, se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovës është pezulluar pasi sipas tij Kosova nuk ka mbajtur fjalën e thënë.

Kryetarja e Shtetit u shpreh për mediat vendase se bëhet fjalë për një përkthim të gabuar të fjalës së Macron, pasi është informuar nga institucionet franceze se kjo gjë nuk ka ndodhur.

Osmani shtoi se një gjë e tillë nuk mund të bëhet nga një shtet i vetëm.

“Besoj që tashmë është sqaruar. Neve edhe drejtpërdrejt na kanë njoftuar institucionet franceze, por një gjë e tillë sa e pash edhe nga deklaratat e shumta që ka qenë një lloj dallimi në përkthim, në fakt ky proces nuk është pezulluar, sepse ligjërisht as nuk mund të pezullohet nga një shtet”, tha presidentja Vjosa Osmani.

Sipas presidentes, vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *