• |
ide | kryesore

Rama operacion joshjeje ndaj Vjosa Osmanit, kundër Kurtit?

Arkiva, Kryesore, Lajme
albini vjosa rama



“Unë e dëgjoj Presidentin për veten time”. Kushdo që e ka ndjekur sot kryeministrin Rama, të shqiptonte këtë frazë, gjatë samitit të diasporës, me siguri që e ka shtuar atë mes batuatave të shumta që ai përdor me cinizëm për njerëzit që është i bindur se ka nën vete.

Por, sado ironike dhe injoruese të duket ndaj presidentit Bajram Begaj, shprehja e Ramës, nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me të. Kryeministri i binte pragut që të dëgjonte dera. Pra, ai përmendte Begajn për t’i çuar mesazh presidentes së Kosovës. Sepse duke përdorur një fabul banale,  propozimin për të shpallur ditën e alfabetit si ftesë kombëtare, ai bëri një aludim se edhe Albin Kurti duhet ta dëgjonte Vjosa Osmanin, për të njëjtën gjë, ashtu si vetë Rama i është bindur kreut shqiptar të shtetit.

“Dita e Alfabetit, dita e gjuhës që na bashkon të gjithëve dhe që është thesari dhe bekimi ynë më i madh të jetë një dite feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj që edhe Presidentja e Kosovës do ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj Presidentin për veten time”- tha Rama.

Kjo batutë, që në pamje të parë dukej pa lidhje me kontekstin, ose në rastin më të keq si një tallje me presidentin, të cilin dihet botërisht që kryeministri as e ka në refene, është në fakt pjesë e një loje tjetër.

Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se që prej verës së këtij viti, Edi Rama është angazhuar në një operacion joshjeje dhe miklimi të Vjosa Osmanit, në rastin më minimal, për të pasur në Prishtinë një derë të hapur, pasi Albin Kurti ia ka përplasur atë në fytyrë dhe me objektiv maksimal, për të përçarë mes tyre, dy drejtuesit e shtetit të Kosovës.

Lexo më tej:

Goditja e Vjosa Osmanit/ “Mashtrues, tinzar, marksist”, të gjitha epitetet me të cilat Rama ka tallur liderët e Kosovës 

Për të arritur këtë qëllim Rama ka ndryshuar krejtësisht qasje ndaj Osmanit. Atë që dikur e përbuzte në rrethe të ngushta, për paaftësinë për ta kuptuar politikën, po aq sa dhe për aspektin fizik, tani e paraqet si një personalitet që duhet të ndikojë mbi liderin e fortë të Vetëvendosjes. Në funksion të këtij qëllimi, Edi Rama ka vënë në punë aftësitë që di të përdorë më mirë, ledhatimin, komplimentat dhe dhuntinë që ka për ti bërë të ndihen të rëndësishëm ata që kërkon të përdorë.

Ai i bëri një kthesë të beftë raportit me Osmanin këtë qershor, pasi ai anulloi një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive dhe shpalli se kishte një projekt sekret për një asociacion të komunave me shumicë serbe. Ai pretendoi t’ia tregonte atë në Prishtinë Albin Kurtit, por ky i fundit refuzoi ta takonte.

Ajo qe e priti ishte presidentja Osmani. Por ndonëse takimi i parë ishte në kuadër të kortezisë, dy javë më pas dy politikanët u panë së bashku në një lokal në Ulqin (poshte), ku kishin shkuar për të ndjekur një koncerti të tenorit Ramë Lahaj.

A po zbuten raportet Rama - Osmani? - SHQIP.com

Nga ndenja e përbashkët, ish kryeministri Dritan Abazoviç publikoi edhe një foto. Akulli ishte thyer.

Në qëndrimet e kryeministrit shqiptar nuk kishte më asgjë të ngjashme me sjelljen përbuzëse që ai kishte treguar ndaj Osmanit tre vite më parë. Vizita e premierë e Osmanit në Tiranë pati shkaktuar një tërmet të vërtetë.

Ajo nisi një fushatë ndaj qëndrimit të Edi Ramës për të penguar një rezolutë kundër krimeve serbe në Kosovë. Ajo u shpreh hapur kundër aventurës së ndryshimit të kufijve dhe nuk humbi rastin për të theksuar se mini-shengeni (më pas Ballkani i Hapur) është një favor që u bëhet interesave të Serbisë.

Sikur këto të mos mjaftonin, ajo foli për heqjen e traut të Rrugës së Kombit dhe përmendi demonstratat dhe pakënaqësinë e të rinjve që kanë lidhje me modelet oligarkike të rrënjosura në Shqipëri dhe Kosovë.

Në këmbim, Rama nuk pati ofruar pritje me protokoll zyrtar për të dhe e pati bojkotuar fjalën e presidentes para parlamentit shqiptar (poshte).

Pasi vizita e saj tre ditore në vendin tonë mbaroi, ai i kishte konsideruar qëndrimet e Osmanit si “një qasje nacional- folklorike” që “bën deklarata në Shqipëri për të fituar vota në Kosovë”.

Me stilin që Ramës i ngre nervat më shumë Vjosa Osmani qe përgjigjur: “Raporti që kam me zotin Rama në baza personale është tërësisht i pa rëndësishëm. Unë nuk kam përfaqësuar veten time si Vjosa Osmani, por dy institucionet më të larta të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës”.

Vetëvendosje tregon me gisht gazetarët që sulmuan Vjosa Osmanin për llogari të Ramës

Saga e fërkimeve vazhdoi madje edhe me goditje nën brez. Pas një takimi të liderëve ballkanikë në Athinë në qershor 2022, me kancelarin Gjerman Scholz, shtypi shqiptar u mbush me një titull standart: “Luftë fotosh mes Ramës dhe Osmanit”. Presidentja e Kosovës e kishte prerë Ramën në një imazh në botimin e saj Facebook, ndërsa ky i fundit kishte zgjedhur një foto ku të dy rrinin më larg se kurrë.

“Luftë” fotosh mes Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës, që

Edhe gjatë pelegrinazhit të përvitshëm në OKB, në po në të njëjtin vit, Rama dhe Osmani e injoruan njëri tjetrin. Ata nuk u panë të shtrëngojnë minimalisht as duart. Kur u pyet për këtë nga Zëri i Amerikës presidentja e Kosovës fshikulloi ata politikanë shqiptarë që janë kthyer në “apologjetikë të Beogradit”. Kaq u desh që mediat pranë qeverisë të fillonin një fushatë të re kundër Osmanit, në Tiranë. Pas fjalimit të Ramës në mbrojtje të Hashim Thaçit në OKB, disa gazeta shkruan kundër pasardhëses së tij:“E ka përjetuar personalisht, si një urrejtëse e Edi Ramës dhe Shqipërisë, e ka përjetuar si një e ftuar e papërfillur e Asamblesë dhe mbi të gjitha, si një fjalim që ajo nuk di as ta lexojë, dhe jo më ta shkruajë” theksonte një artikull i botuar në disa media në Tiranë që vazhdonte:

Përplasja/ Osmani nuk pohon nëse takoi Ramën në Nju Jork

“Duket qartë se ajo nuk e duron dot Shqipërinë as kur e mbron Kosovën. Dhe për të justifikuar sikletin e saj në sallë, kur vendin e saj e mbronte kryeministri i Shqipërisë, ndërsa ajo i kërkonte foto presidentit të SHBA me Dua Lipën, shpërtheu tek Zëri i Amerikës, duke akuzuar Edi Ramën se po ja shpëton fytyrën Serbisë”.

Por tani gjërat duket se kanë ndryshuar radikalisht. Dhe për të shpallur faqen e re përdoren të njëjtat simbole që përshkruanin armiqësinë e lënë pas. Të dy bëjnë çmos që të nxjerrin foto nga takime apo darka mes tyre dhe OKB-ja përdoret si arenë e miqësisë së rilindur.

Shtatorin e fundit në Kombet e Bashkauara mediat pranë Ramës raportuan se kryeministri i Shqipërisë ka lobuar që Osmani të bënte takime të nivelit të lartë. Pra ajo nuk qe më një politikane që përdorte Dua Lipën për të arritur tek presidenti Biden, siç e tallnin dikur, por një aktore që bashkëpunonte me zyrtarët amerikanë për një draft asociacioni. Me një lëvizje që disa e shihninin si të bashkërenduar me Albin Kurtin, ndërsa dsisa të  tjerë si një distancim timid prej tij, Osmani i propozoi amerikanëve që të prodhonin një draft asociacioni në favor të Kosovës. 

Me aureolën e këtij ndryshimi të ri Vjosa Osmani zbarkoi për vizitë në Tiranë këtë shtator, ku u prit me ngrohtësi nga Rama, madje të dy drekuan edhe së bashku. Në ndyshim me deklaratat që nxitën keqkuptime tre vite më parë, ajo adoptoi në Shqipëri një qasje konstruktive. Ajo i etiketoi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, si “të shkëlqyeshme dhe shtoi: “Si presidente angazhohem që të tejkalojmë çdo lloj mospajtimi të momentit që ekziston, por nuk e shoh as si tragjike, as diçka që na pengon të ecim para për qëllime të përbashkëta”.

Aq i sigurtë ndihej kryeministri shqiptar për marëdhënien që kishte ngritur me Osmanin, saqë tentoi ta përdorë presidenten si mburoi për gafën që bëri kur kërkoi marrjen e Veriut në kontrollin e KFOR-it, pas sulmit terrorrist në Banjskë, në 24 shtator. Kjo tezë ngjalli reagime të forta, sepse disa muaj më parë Rama kishte thënë krejt të kundërtën dhe së fundi kishte ndryshuar version duke propozuar të njëjtën gjë që propozonte dhe Vuçiçi. “Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë” u justifikua Rama pa dashur t’ia dijë se Osmani nuk kishte kërkuar të njëjtën gjë, por thjeshtë prezencë më të rritur të forcave ndërkombëtare. Në kushte të tjera Osmani do kishte reaguar shumë më ashpër për këtë manipulim, por ajo u mjaftua vetëm të saktësonte pozicionin e saj.

Duket qartë se një pjesë të bastit Edi Rama tashmë e ka fituar. Ai e ka gjetur një derë ku të trokasë në Prishtinë. Por ai me sa duket nuk është kënaqur me kaq. Pasi miklimi, përkëdhelka dhe kthesa në qëndrimin ndaj Osmanit i dhanë rezultat, ai duket se po tenton për më shumë. T i’a kundërvërë atë Albinit. Ndoshta ky qe dhe qëllimi i deklaratës së sotme, krejtësisht jashtë kontekstit, kur në një samit diaspore aludoi se Kurti duhet ta dëgjojë presidenten e vet, ashtu sikurse ai bën me atë të tijin. 

©Lapsi.al

 



21 Comments

  1. Ky eshte i smur psiqik ,ose drogum ndryshe Nuk muj ta kuptoj ,qfar kritike i bente P R ,Osmani per fizikun e saj ,Rrugaq i lindur ,Kur lexon deklarate e pol ,Te Kroacia Te knaqet zemra ,Ky idiotin plot cinizem me Kosoven perkatsisht me lidershipin e saj,TURP ,Ky veq gjak SHQIPTARI Nuk ka…!!!

    1. nje i semur qe shef difektet e veta te te tjeret: ky dhe gruaja e tij jan te ngjashem me derrat e egjer per nga pamja dhe kultur politike????? hahaha analfabet i pashkoll

  2. Vëzhgim i saktë! Politikanët patriotë kosovarë (ata që janë) duhet të jenë shumë të kujdesshëm në marrdhëniet me mafiozët socio-psikopatë tradhtarë antishqiptarë në qeverinë e Tiranës. Asnjëherë nuk duhet t’i besojnë, përndryshe edhe Kosova do marri rrugën e zhdukjes, ashtu siç ka marrë Tirana.

    Sulmi përkëdhelës (charm offensive) i Ramës ka vetëm një synim – uzurpimi i plotë i udhëheqjes së Kosovës. Pakti me djallin ka vetëm një përfundim – vdekje të sigurtë.

  3. lideri global pasi mbaroi pune me palestinen, pse nuk shkoi te merrejme tajvanin apo ukrainen, kosova eshte peshe e lehte per ramen, rama eshte lider global

  4. Po ta veni a re me kujdes (ata qe munden, se shumica eshte rrotkarizu komplet), ky josh, gjithmone, per te perçare

    Nje person qe e perdor joshjen shume rralle, dhe kurre per te bashku apo ndertu diçka

    Makiaveli do i kishte dhone motren ne shenje adhurimi ktij shkerdhate te lindur

    1. Ai kujton se Osmani janë si shoqet ministre ku ky trapi bën si të dojë. E di fort mirë ajo dhe shqiptarët e Kosovës çfarë gjarpëri është. E populli thotë që po e mbajte gjarpërin afër të pickon.

  5. Irena Gjokës i shtohen truprojat, pas kërcënimeve nga familja Berisha,maloku i semure psiqik salih qe ben si trim serb me grate e ketij vendi per 30 vjet,nje burracak qe i eshte hequr shpellkareve si burre si i pa korruptuar por po del i korruptuari me i madh ne kete vend,brecani e gjoni po e tregojne qe eshte marre dhe me kokainen,ka dhe te tjera o cecene e maloke shpellkarit salih.

  6. Nuk ka shkuar Kurti sot? Hahaha, e fortë kjo. Kurti është një burrë me piru në një botë me supë, permanent i frustruar i shkreti.

  7. me thon te drejten nuk e lexova fare shkrimin,…..me mjaftoi kryeartikulli e ajo fjalia nen foto “ashtu si degjoj un kte timin” hahahahah

  8. bë dikur shkaktar për t’iu vënë zjarri Shqipërisë, e kritikoi Breçanin se i kishte shpëtuar jetën (“…aq bëri, asgjë më shumë”, – tha. Sikur jeta të ishte gjëja më pa vlerë në këtë histori!!!) kur agresori i sëmurë mendor e goditi në bulevard me grusht.

    Ky që mohon të gjithë vetëm për të shpëtuar vetveten, e ka humbur dhe surratin, dhe fytyrën, dhe nderin, dhe dinjitetin, duke u shenjuar në histori si një hileqar i keq,o cecen Landi ti je dakort qe babain e vellain i fut ne burg se kriminelin serb salih,ti dhe dite nga jeta jote i jep salihut,rrofte enveristi Landi

  9. Heshtin shoqatat/ Berisha kërcënon gazetarin Artan Hoxha: Do përfundosh aty ku e kanë vendin Bajrët!Salihu eshte i martuar me serbe o cecen shpellkar,se dyti argita dhe shkelzeni kane brenda tyre gjak serb o loqe qe nuk u poqe

    1. Nëse do ti hyhet analizës së ADN tënde , kushedi se çfarë lloj gjaku serb, turk, rus, grek apo italian ke trashëguar nga gjyshërit e stërgjyshërit e tu o fundërinë e dalë nga kasollet me kashtë buzë kënetave që shkruan me urrejtje duke i quajtur të gjithë shqiptarët malsorë “shpellk…”
      Historia e njerëzimit është e mbushur plot me dyndje popullsishë e pushtime e ky realitet sigurisht që ka prodhuar edhe përzjerje të identiteteve etnike, por ama në gjithë historinë e njerëzimit, nuk ështe marë për bazë etniciteti në rrugë amësore por në rrugë atësore.
      Meqë kërkon të na mbushësh mëndjen se Berisha qenka me prejardhje sërbe, pasi ndonjë gjyshe e gruas së tij paskej qenë me prejardhje serbe, çfarë duhet thënë për Edin që krenohet se e ka nënën me prejardhje greke e gjyshen me prejardhje italiane e gjyshin me mbiemrin mysliman të kthyer në ortodoks nga Rahmani në Ramë ?
      Bile për gjyshin nga babai me mbiemrin Rama, që ka qenë shofer i mbretit Zog, ai ka aludur shpesh se ka origjinë hebreje.
      Mbiemri Berisha është ndër më të përhapurit në Shqipërinë e Veriut, tek shqiptarët e Kosovës e Malit të Zi e që janë përgjithësisht malësorë.
      Edhe heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti ka pasur krushqi me ndonjë femër me origjinë sllave, po a mos duhet ta quajmë edhe ate serb për këtë ?
      Edhe Ali pashë Tepelena ka pasur për grua një greke, e mos kjo e ka bërë ate grek ?
      Ismail Qemali gjithashtu ka pasur krushqi greke, a mos duhet ta quajmë edhe ate grek ?
      Nëse nisemi nga ideollogjitë politike, jeni ju fundërinat komuniste që predikoni “internacionalizmin” përzjerjen e racave e jo nacionalistët e djathtë që vlerësojnë pastërtinë e kombit.

  10. Por Berisha nuk hyn tek kjo specie njerëzore.

    Ai që përpiqet të ngrejë mitin se është njeri që “nuk lëshon njerëzit e vet”, duhet ta kuptoni se nuk të lëshon vetëm kur ka hallin e vet dhe fëmijëve të vet.

    Kjo nuk vlen vetëm për Erzenin, por gjithë ata që mendojnë se ai ua ka borxh se kanë sakrifikuar për të.

    Më shumë se baxhanaku nuk ka sakrifikuar njeri për të, se ai sakrifikoi dhe jetën, por prapë nuk e njohu si baxhanak.

  11. Berisha iu jep porosi deputetëve: Ma kini merak Gaz Bardhin, duhet ta mbroni,shpellkare cecene maloke skiftere si Gimi dilni mbroni Bythqirin e salihut gazmend Bardhi,ju ka dhene urdher,ndryshe do ju shkerdheje fisin me ushtaret e brecanit,lumneshit,salih lushaj e kulicin.

  12. Interesant ta dinim cfare qellime te perbashketa na paska gjetur Osmani, me Ramazon serbin.
    Mos i ka prek telat femeror, dhe kjo tani aspiron per modele VIP si ish presidentja paraardhesja Atifete Ahjaga.

  13. si i etiketoi Berisha nëpërmjet gojës së Tritanit deputetët Bardhi, Salianji, Gjekmarkaj etj.?

    “Skutha…ndyrësi…primitivë…burracak…brumbuj frikacakë…që janë mësuar vetëm të zvarriten…nga balta ku janë zhytur kërkojnë të pickojnë më lart..”

  14. Sali Berisha nuk është as në standardin e këtyre, por është në standardin e vendeve thellësisht anti-amerikane, si Rusia apo organizatat politike të botës islame që mbështesin terroizmin.

    Ky është i vetmi që po përpiqet të organizojë një kryengritje anti-amerikane në një vend pro-amerikan, duke mos pranuar qëndrimin e tyre.

    Ai nuk pranon sanksionet e SHBA ndaj tij për minim të demokracisë, korrupsion madhor dhe presion mbi drejtësinë.

    Nuk pranon asnjë vendim gjykate ndaj tij, duke i shpallur antikushtetuese.

    Nuk pranon asnjë fakt kompromentues ndaj tij të zbuluar nga prokurorët antikorrupsion, edhe pse familja e tij del e lidhur me gjithë rrjetin e krimit të organizuar në Shqipëri.

  15. Te mjere komentues. Artikullin ben fjale per beromin e ju merreni me saliun. Me ju mjerane è hantikapate Shqiperia ne 2025 ZHDUKET. Eshte deshira è Rames dhe beromi do ta firmose fet e fet. Ta gezojme Vucicin dhe Serbine è madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *