• |
ide | kryesore

Vrasja e 20-vjeçares merr një kthesë të papritur, bien dyshime mbi bashkëshortin

-Instant, Lajme, Planet



Sipas shefit të policisë të Atikës juglindore, George Kalliakmanis, grupi hetimor është afër zbardhjes së vrasjes brutale të 20-vjeçares Caroline Crouch në Glyka Nere, Greqi. 20-vjeçarja britanike u torturua dhe u vra në sytë e fëmijës së saj nga një grup grabitësish, që kishin hyrë siç thuhet për të vjedhur para.  Hetimet megjithatë duket së fundi kanë marrë një tjetër kthesë, sipas pretendimeve të shtypit vendas. Mediat në Greqi raportojnë se një lloj mister rrethon bashkëshortin e viktimës, Charalambos Anagnostopoulos. Lëvizjet e dyshimta të autorëve tani po thuhet se mund të kenë qenë pasojë e ndihmës nga një person i njohur i familjes.

Pozitat e tij i rëndojnë dhe fjalët që kanë qarkulluar së fundi se Caroline kishte siguruar jetën e saj për 1 milionë euro. Policia greke thotë sakaq se kabulli i përdorur për të lidhur pilotin gjatë grabitjes ku humbi jetën e shoqja, është marrë nga magazina e banesës dhe autorët nuk e kanë pasur atë me vete.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *