• |
ide | kryesore

COVID-19/ Një viktimë dhe 28 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Rastet e raportuara me Covid-19 në Kosovë janë ulur. Një i vdekur dhe 28 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.025 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (76 vjeç). Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë, ndërsa  numri i rasteve aktive është 2.487.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *