• |
ide | kryesore

De Laurentiis zyrtarizon trajnerin që paguhej në shtëpi nga Inter: “Bashkë do të bëjmë një punë të madhe”

-Instant, Sport



Luciano Spalletti është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit. Ish-trajneri i Interit, i cili ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me vlerë 2.7 milion euro në sezon, merr kështu vendin e Rino Gattusos. Zyrtarizimi është bërë nga vetë presidenti Aurelio De Laurentiis. “Unë jam i kënaqur të njoftoj se Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i Napolit, duke filluar nga 1 korriku. Mirësevjen Luciano, së bashku ne do të bëjmë një punë të madhe”.

Trajneri 62-vjeçar toskan është rikthyer në lojë pasi ishte jashtë në dy sezonet e fundit, i paguar akoma nga Interi. Në dy vitet me zikaltrit ai gjithmonë është kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Në palmaresin e tij personal janë dy Kupa të Italisë dhe një Super Kupë e Italisë të fituara në krye të Romës, dy kampionate ruse, një kupë dhe një super kupë kombëtare me Zenit Shën Petersburg, si dhe një Kupë të Serie C në Itali me Empolin në 1996.

MESAZHI I MIRËSEARDHJES I NAPOLIT




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *