• |
ide | kryesore

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për prova shtesë në qarkun Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kolegji Zgjedhor po shqyrton ditën e sotme padinë e bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për qarkun e Vlorës. Ndërkohë Kolegji rrëzoi kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë pasi nuk janë konkrete për nevoje të gjykimit. Tashmë Kolegji po tërhiqet në dhome këshilli për marrjen e vendimit përfundimtar.  Kolegji filloi punën e tij një ditë më parë dhe vendosi të rrëzojë kërkesën e PD dhe LSI për qarkun e Gjirokastrës.

Pas Gjirokastrës, në Kolegjin Zgjedhor mbeten për tu shqyrtuar edhe 8 qarqe të tjera që u rrëzuan nga KAS.  PD kërkoi që KAS të shpallë pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë, por pretendimet për manipulime votash u rrëzuan dhe vendimi i takon Kolegjit Zgjedhor për të shpallur verdiktin përfundimtar.



2 Comments

  1. e dine dhe ata qe Kolegji do ua rrezoje te gjitha kerkesat po e bejn se duan te fitojne kohe deri me 14 Qershor sa te zgjidhet Basha kryetar.

  2. Pse duhen prova të reja? A nuk mjafton vetëm një fakt që një person ka votuar disa herë dhe kjo ka ndodhur në disa qendra? Vetëm ky fakt mjafton t’i konsiderojnë zgjedhjet të pavlefshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *