• |
ide | kryesore

Së shpejti do të publikohet bashkëpunimi i Majk dhe Ledrit

-Instant, Paparazzi, Slider



Ledri Vula dhe Majk kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellin një këngë të re në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Dy artistët publikuan para disa ditësh në “Instagram” foto të tyren, krahas së cilës zbuluan dhe titullin e këngës “Marr”.
Kënga siç duket është realizuar dhe videoklipi është xhiruar tashmë. Fanat e dyshes mezi po e presin këtë këngë të re, aq sa nuk kanë duruar dhe kanë publikuar para kohe një pjesë të shkurtër të saj. Në rrjete sociale po qarkullon një video, e cila është bërë gjatë xhirimeve të klipit të këngës. Ledri dhe Majk shihen duke kënduar pranë njëri-tjetrit me të njëjtat veshje që publikuan dhe foto në Instagram. Kënga e tyre dëgjohet në sfond dhe duket mjaft ritmike e me siguri do të jetë një nga hitet e këtij viti.

Kjo është hera e parë që dy reperët bashkojnë forcat me njëri-tjetrin pas largimit të Ledrit nga “Babastars”, ndaj po e presin të gjithë me padurim të mësojnë se çfarë kanë gatuar dy reperët.

Kujtojmë se më 22 qershor të vitit të kaluar Ledri Vula, në një intervistë për NIN, tha se atë verë do vinte me disa bashkëpunime, siç janë Mc Kresha, Capital T, Lumi B, Dafina si edhe Majk.
E teksa bashkëpunimet e para u publikuan dhe shkaktuan goxha impakt, kënga me Majk ende nuk u publikua dhe nga artistët nuk kishte asnjë lajmërim. Kënga do të ishte publikuar kohë më parë, por për shkak të pandemisë dy reperët vendosën të shtynin planin për këtë vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *