• |
ide | kryesore

Lewandowski trondit Bayern: “Më pëlqen të mësoj gjuhë të reja e të njoh kultura të ndryshme”

-Instant, Sport

Lewandowski frikëson Bayernin atëherë kur nuk mendohej. Qendërsulmuesi polak, pavarësisht rekordeve të arritura me fanellën bavareze, nuk ka nënshkruar ende zgjatjen e kontratës së tij. Nuk është me nxitim, por është gjithmonë më mirë të parandalosh situata të caktuara sesa ta gjesh veten që të duhet ti përballosh.


Është e vështirë të imagjinohet Lewandowski si një njeri i merkatos, por në javët e fundit qëndrimi i tij te Bayern Munchen është marrë si i mirëqenë shumë shpejt, në kohën kur bavarezët duhet të rihapin një cikël. Rummenigge ishte i qartë. Leëa është 32 vjeç dhe ende është një nga sulmuesit më të fortë përreth. Ofertat, sigurisht që nuk mungojnë. Mbetet për t’u parë nëse ai dëshiron t’i marrë ato në konsideratë. Dhe në këtë kuptim, deklaratat e tij të marra nga Canal + nuk i bëjnë drejtuesit e Bayern të flenë të qetë.


Kontrata e tij skadon në 2023, kështu që situata është e menaxhueshme në fund të fundit. Sulmuesi, megjithatë, lë, në një farë mënyre, dyert e hapura për të ardhmen. “Kam ende një mendje të hapur. Ndihem mirë te Bayern, Mynihu është një qytet madhështor dhe unë luaj për një klub të shkëlqyer. Por unë gjithmonë kam qenë kurioz të mësoj një gjuhë të re, një kulturë të re. Nuk e di nëse do të jetë kështu, si në futboll ose pas karrierës sime, as nuk e di”.

Në dilema e sipër, polaku do të mendojë gjithësesi për rekorde të reja që duhen arritur. “Unë nuk jam i fiksuar pas numrave dhe golave, por kur përballem me sfida të reja, përpiqem të bëj atë që askush nuk ka bërë më parë, është një dëshirë që më shtyn të shkoj përpara. Besoj se nëse angazhohesh për diçka që e dashuron, mund të arrihen objektiva që duken të pamundura. Të them të drejtën, mendova se asnjë lojtar nuk mund t’i afrohej këtij rekordi. Sidomos pasi nuk luajta disa ndeshje, u lëndova për një pjesë të sezonit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu