• |
ide | kryesore

Vizita në Turqi/ Rama shkon t’i kthejë Erdoganit borxhin e mbështetjes në zgjedhje

-Instant, Kryesore

Të gjithë i mbajnë mend batutat e Edi Ramës me Erdoganin, në 6 janar, në Stamboll, kur kryeministri shqiptar e vendoste në sedër duke i ngritur pikëpyetje autokratit turk nëse do ta mbaronte spitalin e Fierit në kohën e premtuar dhe ky i fundit i përgjigjej me tre gishtat lart: “Po Edi, do ta kesh gati për zgjedhje”.


Tre muaj e gjysëm më pas, në 21 prill, Edi Rama e mbylli fushatën elektorale në spitalin turk me një urim nga Raisi, që dëshironte fitoren e rilindjes dhe bashkëpunimin e mëtejshëm.


“I dashur Edi Rama dhe ministra të qeverisë shqiptare. Ju përshëndes me respekt. Ju përgëzoj të gjithëve dhe për muajin e Ramazanit dhe uroj që ky muaj të sjellë shëndet e mirësi për vëllezërit e mi shqiptarë. Kemi përforcuar marrëdhëniet shqiptaro- turke, duke rritur partneritetin tonë strategjik. Besoj se do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen”, tha ai në një video mesazh.

Lexo me tej:

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Por kjo nuk qe ndihma e vetme që lideri i Ankarasë i dha “vëllait” të tij për zgjedhjet politike.

Në pikën e vet më të të zezë, kur pandemia po bënte kërdinë në fillim të 2021, Rama u drejtua nga Erdogan për të siguruar vaksinat kineze. Pasi Covax po sillte doza me pikatore, pasi Pfizer sillte aq doza sa për të larë gojën, pasi BE e la jashtë vëmendjes krejt Ballkanin Perendimor, vetëm falë ndërhyrjes së Erdoganit, Edi Rama ia doli të imunizojë popullsinë me SinoVac.

Përpjekjet e sulltanit të ri otoman për të ndikuar në zgjedhjet shqiptare nuk u mjaftuan vetëm në tregun e brendshëm. Me aq sa kishte mundësi, regjimi turk u përpoq t’i jepte kanakarit të tij në Tiranë edhe një aureolë ndërkombëtare. Pas pritjes madhështore që Erdogan i organizoi Ramës në Ankara, ai u përpoq t’i jepte atij edhe rolin e negociatorit për marrëveshjen e hapësirës detare të mesdheut lindor mes Turqisë dhe Greqisë. Ministri i jashtëm turk, Mevlud Çavushoglu deklaroi personalisht në 11 janar se donte ta linte në duart e shefit të qeverisë shqiptare këtë stafetë.

“Ftojmë Greqinë që të zhvillojmë mbledhjen e parë eksploruese të bisedimeve brenda muajit Janar. Pas takimit të parë, jam i gatshëm të shkoj në Tiranë për të takuar Dendiasin me ftesë të Ramës. Shpresoj që Greqia të mos e refuzojë këtë mundësi dhe së shpejti të nisim bisedimet eksploruese”, deklaroi ai.

Kulisat/ Rama, ndërmjetës për pajtimin e Erdoganit me Micotaqis

Ndonëse një ofertë e tillë u shmang me përbuzje nga Athina që e hodhi poshtë një rol ndërkombëtar për Ramën, aureola e një njeriu që i tejkalon përmasat e ngushta të Shqipërisë u përdor shumë nga njerëzit pro Ramës në prag të fushatës. Madje një analist pro tij, e krahasoi sy më sy me rolin e Ali Pashë Tepelenës në historinë e këtij vendi.

Pra është e qartë se para dhe pas fushatës, Erdogan, konkretisht, politikisht dhe ndërkombëtarisht ka mbështetur fitoren e një mandati të tretë të kryeministrit aktual.

Dhe në fakt kjo nuk është një risi. Ajo ka të bëjë me një ritual të përsëritur, ku Erdogan e ka mbështetur “vëllain” e tij politik edhe në zgjedhjet e vitit 2013 kundër Berishës atëhere në qeveri, edhe kundër Bashës në 2017. 

Tetë vite më parë, lideri turk, atëherë kryeministër, u bë i pari udhëheqes botëror në detyrë që e priti Ramën gjatë fushatës elektorale në 30 maj 2013. Mëria e sulltanit të Bosforit me Berishën dhe fakti që ky i fundit nuk kishte pranuar të votonte njësoj si Turqia për rastin e Palestinës në OKB, e bëri Erdoganin të merrte krahë në fushatën elektorale që e solli kryesocialistin në pushtet. Atëhere Edi Rama u foli shqiptarëve duke pasur në sfond pallatin e Dollmabahçesë dhe duke u premtuar se së bashku me vëllain Taip “do të bëjmë të mundura gjëra që duken të pamundura”. Pas takimit, Edi Rama shkroi në faqen e tij në Twitter se kujtimi më i bukur nga kjo vizitë ishte libri që i dhuroi kryeministri Erdogan me dedikimin: “Të dashurit Edi Rama me urimet e mia për sukses…” T. Erdogan!

—————————————————————————————————————————————————————————————————————————-

Katër vite më pas Erdogan përsëriti të njëtën fabul. Ai pranoi gjatë fushatës një intervistë në Top Story me Sokol Ballën, ku nuk e fshehu mbështetjen për Ramën.

—————————————————————————————————————————————————————————————————————————–

 

—————————————————————————————————————————————————————————————————————————-

Andi Bushati:Çmimi që do paguajmë për dhuratat e Erdoganit

Prandaj, menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prilliut, vizita e parë dy palëshe që po bën Rama, është ajo tek partneri i tij strategjik turk. Për këtë vizitë të beftë, që e detyroi liderin e shumicës të braktisë momentet e fundit edhe mbledhjen e paralajmëruar të asamblesë së PS-së, ka vetëm një foto dhe ende shumë pak informacion. Po me siguri aty do të diskutohet edhe kthimi i borxhit për rolin e madh që fuqia e Erdoganit luajti këtë herë në zgjedhjet shqiptare.

©Lapsi.al

7 Comments

  1. “Pse po hesht Sali Berisha për projektin Francez të Macron të ndarjes së Kosovës dhe autonomisë serbe në Mitrovicë, apo “patriotizmin” e kishte vetëm kundër Amerikës?

    A kanë ndonjë koment demokratët apo Franc?n e keni avokate kundër SHBA dhe vazhdon kontrata që kur doktori studionte në Paris me bursë nga Enver Hoxha….?”,Filloni dhe hani mutin e vaksinuar te salihut,dreken me mut te fresket e keni te shtruar te byrektorja e pd,hani e mos u ngopshi kurre me mut salihu o shpellkare te mjere

  2. ASNJË lidhje me listat e Vlorës, Tiranës, etj. Përkundrazi, sa më larg 25 Prillit, edhe më shumë i nderuar për mungesën në listat e tenderuara natën por që shitën ditën zgjedhjet e radhës!

    ZERO problem me qytetarin L.B, si djalë, prind, bashkëshort, shofer, kuzhinier, përkthyes, me balluket, kostumet, veset apo virtytet njerëzore që si çdo njeri tokësor edhe ai mbart.

    Sinqerisht keqardhje për sa kohë harxhova me një “ delinkuent në tentative për Kryeministër », por «shtetar i pa këllqe, mashtrues i stërvitur, i pabesë për tu përballur dhe cinik njëherësh”!

  3. Hajde lale se ju turq jeni
    po shkoni tek baba
    edhe keni zgjedhur nje jenicer pa din e pa iman ne krye
    asgje te keqe ska

  4. Narkomani me citjane vetem me Erdoganin dhe Vucic e ka mire se te tjeret nuk e pjerdhin fare. Duke pare historine dhe mardheniet qe kemi patur me keto dy shtete ngelet per te thene vetem nje gje. Rama je Anti-Shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu