• |
ide | kryesore

Vlorë/ 43-vjeçari ekzekutohet me breshëri kallashnikovi, shoqërohen 4 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Një tjetër atentat i rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës mbëmjen e djeshme kur është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi 43-vjeçari Shkëlzen Velaj. 43-vjeçari ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Pasi ka lënë makinën, ai ka hyrë në pallat i ndjekur nga autorët që më pas kanë lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.

Velaj humbi jetën në spitalin rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra. Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Shkëlzen Velaj i cili u  ekzekutua mbrëmë është vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, njohur dhe me emrin “Masakra e Çoles”. Masakra ndodhi më 7 prill 2015 parë në lagjen “Çole” të Vlorës, në një kazino pranë portit të qytetit. Konflikti mes grupeve të të rinjve u agravua në një përplasje të armatosur ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt.

Policia sqaron se në lidhje me këtë ngjarje deri më tani janë shoqëruar në polici 4 persona.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *