• |
ide | kryesore

Al-Khelaifi ngrin Real Madrid e thumbon Barcelonën: “Mbappé qendron, nuk do ta sheshim kurrë, si Neymar”

-Instant, Sport



Nasser Al-Khelaifi i bën gjërat të qarta: në lidhje me Mbappé, Neymar dhe gjithashtu Pochettinon. Presidenti i Paris-Saint Germain ka folur për L’Equipe dhe tregon të ardhmen e afërt të klubit, që do të (ri) fillojë nga super dyshja sulmuese: “Dua të jem i qartë: Mbappé do të qëndrojë, ne kurrë nuk do ta shesim dhe nuk do të largohet falas. (shkon në skadencë në 2022). Barcelona u përpoq deri në fund të merrte Neymar, por ai është i lumtur këtu”.

Duke folur për yllin francez, Al-Khelaifi shton: “Ai ka gjithçka që i nevojitet këtu, çfarë klubi tjetër mund të gjejë me ambicie dhe plane më të mira sesa PSG? Diskutimet e rinovimit janë të mira, shpresoj se mund të gjejmë një marrëveshje së shpejti.”

Numri 1 i klubit ka hedhur poshtë edhe zërat në lidhje me Pochettinon, sipas të cilave tekniku ka kërkuar të kthehet te Tottenham: “Në fund të sezonit u takuam dy herë, duke biseduar për 2-3 orë. Ai kurrë nuk më tha se donte të largohej, kishte gjithnjë një qëndrim pozitiv dhe është i përfshirë në çështjet e shoqërisë. Flet çdo ditë për merkaton me Leonardo e ka një kontratë dy-vjeçare. Ashtu si me Mbappé, njerëzit përpiqen të na shqetësojnë por askush nuk do të na ndajë “.

Në fund, nuk mund të mungonte një përmendje e Super League, me një tjetër sulm frontal: “Klubet që i janë bashkuar duan të eleminojnë konkurrencën duke vrarë ëndrrat e futbollit dhe tifozëve. Të gjithë duhet të kenë të drejtën të ëndërrojnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *