• |
ide | kryesore

Allegri zbulon planin e tij për Juventus: Locatelli e tre emra për një sulmues

-Instant, Sport



Massimiliano Allegri e ka me nxitim. Ai dëshiron të ketë Manuel Locatellin në skuadër sa më shpejt të jetë e mundur. Kërkesa e Sassuolo është për 40 milionë, Juventus është i gatshëm të shpenzojë 25 milion dhe të vendosë në pjatë një grup të rinjsh që mund të jenë me interes për emiljanët: Fagioli, Rovella, Frabotta ose Rafia, mesfushori sulmues nën 23 vjeç. Takimi midis Cherubinit dhe Carnevalit mund t’i jepte një pikë kthese vendimtare negociatave.

Manovrat për sulmin janë të kushtëzuara në mënyrë të pashmangshme nga e ardhmja e Cristiano Ronaldos, por, në çdo rast, Allegri dëshiron një qendërsulmues me peshë. Përtej sugjerimit të huazimit të Gabriel Jesus (një operacion veçanërisht i ndërlikuar), Juventus po shkon drejt tre emrave që nuk do të impononin shpenzime të tepruara në arkat e klubit. Milik ka akoma klauzolën 12 milionëshe por, edhe pse bardhezinjve u pëlqen prej kohësh, polaku mbart me vete një sërë dyshimesh në lidhje me gjendjen e tij fizike (heqja dorë nga Euro 2020 për shkak të një dëmtimi në gju është lajmi i fundit). Dzeko është profili ideal, por është ende e paqartë nëse Mourinho dëshiron ose jo ta mbajë në skuadër.

Në rast se boshnjaku nuk është brenda planeve të Special One, nuk do të kishte ndonjë vështirësi të veçantë për të bindur Romën dhe për ta çuar në Torino. Për Mauro Icardin shumë varet nga ajo që do të bëjë Ronaldo. Nëse ai vendos të shkojë te PSG, italianët mund të synojnë një shkëmbim me argjentinasin, duke shtuar një pagesë që nuk është veçanërisht e rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *