• |
ide | kryesore

Benzema rrezikon përplasjen me Gjermaninë: Deschamps optimist, por dëmtimi në kofshë frikëson

-Instant, Sport



Lojtari më i pritur i Francës, Karim Benzema, rrezikon debutimin në kampionatin Europian, pas një dëmtimi në miqësoren kundër Bullgarisë. Situata i ka alarmuar të gjithë në Francë, sepse sulmuesi është detyruar të dalë nga fushë për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë, gjatë pjesës së parë të miqësores kundër Bullgarisë, në Stade de France, prova e fundit në pikëpamje të Euro 2020.

Sulmuesi i Real Madrid mbeti i shtrirë në tokë pas një kontrasti loje. Pas ndihmës mjekësore, me një fashë rreth kofshës, Benzema u kthye në fushë por pas disa minutash franko-algjeriani kërkoi zëvendësimin duke prekur zonën midis kofshës dhe gjurit. Në vend të tij, në minutën e 40, në fushë u aktivizua Giroud. Trajneri, Didier Deschamps, megjithatë duket optimist për shanset për të patur në dispozicion sulmuesin e tij në testin e rëndësishëm: “Ai mori një goditje të fortë, ne e zëvendësuam atë për të mos rrezikuar”. Franca do të luajë ndeshjen e saj të parë brenda një jave, kundër Gjermanisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *