• |
ide | kryesore

Si u kthye në një ikonë emisioni “The Late Night Show”

-Instant, F1, Paparazzi



Për më shumë se gjashtë dekada, moderatorët amerikanë të emisioneve të mbrëmjes kryesisht të titulluar “The Late Night Show” qëndrojnë të ulur pas një tavoline të madhe druri, me të ftuar të cilët qëndrojnë në një karrige apo një kolltuk në të djathtë të tyre. Pas tyre, muri mund të pikturohet për të imituar një pamje të hapur, rreth tyre, një studio me ndriçim të shkëlqyeshëm bëhet më tërheqës përmes toneve të ngrohta të drurit.

Sa më shumë që vetë programet janë pjesë e ritualeve të natës së amerikanëve tashmë dhe jo vetëm të tyre, shfaqja e “The Late Night Show” është kthyer në diçka ikonike, dhe të parashikueshme, në televizion, sot të drejtuar nga komedianë përfshirë Stephen Colbert, Jimmy Fallon dhe Jimmy Kimmel, duke ndjekur në prejardhje Jay Leno dhe David Letterman, dhe më tej, Carson, Steve Allen dhe Dick Cavett.

Kur u prezantua për herë të parë rreth vitit 1949-të, “The Late Night Show” ishte një diçka ndryshe nga emisionet e larmishme si “The Ed Sullivan Show” ose i programit të ditës si “The Today Show”. Koncepti i “The Late Night Show” kishte një shirit shumë të ulët për sukses, siç detajon seriali origjinal i CNN “The Story of Late Night”. Para debutimit të programit të ri në atë kohë, pas orës 23:00, lajmet e natës do t’i jepnin vendin një modeli testimi, dhe pastaj statik, një vizual i huaj sot, në një epokë kur ka gjithmonë diçka për të transmetuar.

Sot, “The Late Night Show” janë degëzuar përtej televizionit dhe kanë filluar të përfshijnë më shumë gra dhe drejtues me ngjyrë, duke përfshirë shfaqje të reja të drejtuara nga shkrimtari i Seth Meyers ‘Amber Ruffin dhe YouTuber-i i njohur Lilly Singh.

Akoma, fryma e epokës së viteve 1950 dhe ’60 të skenografisë ka qëndruar kryesisht stoike dhe e pa prekur.

E projektuar për dinamikën e energjisë

Pionierja e emisionit “The Late Night Show” ishte në të vërtetë një grua, aktorja Faye Emerson, e cila priti intervista dhe dha komentin e saj politik në 1949 në “The Faye Emerson Show”, shpesh nga një divan në një dhomë. Por më pas gratë u zhvendosën në sferën e televizionit ditor.

Meshkujt filluan të merrnin përsipër “The Late Night Show”, dhe femrat nuk u kthyen më kurrë.

Komediani Steve Allen prezantoi për herë të parë tryezën gjatë programit të tij eksperimental që ishte përsëritja e parë e “The Tonight Show”. Sipas “The Story of Late Night”, pasardhësi i Allen, Jack Paar, shtoi formatin e përmbajtjes me të cilin jemi akoma të njohur sot: një monolog, intervistë dhe performancë.

Por ishte Johnny Carson, drejtuesi i “The Tonight Show” për më shumë se katër dekada, hijeshia e dashur dhe familjare e të cilit u bë sinonim i “The Late Night Show”. Dhe shfaqja e tij e zgjatur gjithashtu çimentoi hierarkinë e nënkuptuar.

Shumë vonë ky zhaner i talk-show, i strukturuar rreth monologjeve me humor në lidhje me lajmet e ditës, apo javës, intervistat me të famshëm, skeçet e humorit dhe shfaqjet muzikore, mbërriti dhe në Shqipëri. Ndonëse vetëm njëri prej tyre mori të njëjtin emër (Late Night Shoë nga Kastro Zizo), ideja zuri vend edhe në ekranet shqiptare. Emisionet e mbrëmjes të së njëjtës strukturëë gjithashtu formohen thelbësisht nga personaliteti i drejtuesit, i cili përbën “markën tregtare” të emisionit.

Emisionet që ngjasojnë më formatin “The Late Night Show” janë:

  • 6 ditë pa ermalin

  • Xing me Ermalin

  • Binjakët Shoë

  • The Late Night nga Kastro Zizo, etj.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *