• |
ide | kryesore

UEFA nuk harron ‘armiqtë’, Ceferin: “Juve, Barça e Real si fëmijë që nuk i ftuan në festë”

-Instant, Sport



Presidenti i Uefa, Aleksander Ceferin, është kthyer të flasë në lidhje me çështjen Super League në Rai Sport, pa lënë sulmet kundër Juventus, Barcelonës dhe Real Madrid pavarësisht se gjykata pezulloi sanksionet, duke lejuar që të tre klubet të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve të ardhshëm: “Dua vetëm të them se drejtësia është e ngadaltë, por vjen gjithnjë. Unë nuk kam hyrë në specifikat e kompetencave të komisionit tonë disiplinor, por padyshim që kontributi është të zgjidhim çështjen me gjykata. Siç e shoh, nuk është një ndalesë përfundimtare, së pari do të sqarojmë çështjet ligjore dhe pastaj do të vazhdojmë më tutje”.

“Ndonjëherë kam ndjenjën se këto tre klube janë si fëmijë që ikin nga shkolla për një farë kohe – vazhdoi Ceferin -, nuk janë të ftuar në festën e ditëlindjes dhe më pas përpiqen të hyjnë aty me policinë. Platini? Asgjë nuk më habit në futboll, por komenti i tij nuk e meriton komentin tim. Nëse do t’i shtrëngoja dorën Agnellit? Është çështje personale, nuk do të doja të përgjigjesha, por mendoj se ai e di mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *