• |
ide | kryesore

Video/ Spektakël magjik në Olimpico: ceremonia hapëse e Euro 2020 ka zërin e Andrea Bocellit dhe ngjyrat e 24 kombëtareve

-Instant, F1, Sport, Video



Stadiumi Olimpico ishte skena e ceremonisë hapëse të Uefa Euro 2020 që, për shkak të pandemisë së Coronavirus, do të luhet këtë vit. Europiani i 24 kombëtareve më të mira nis rrugëtimin e 51 ndeshjeve në Romë, me debutimin e Italisë kundër Turqisë.

E gjitha nisi me një video me numërimin mbrapsht që tregoi 60 vitet e fundit të Europianit të UEFA-s për të vazhduar më pas në fushën e lojës, ku dy ish kampionë bote italian simbole të futbollit roman Alessandro Nesta e Francesco Totti, që e kanë patur Olimpicon shtëpinë e tyre për gjithë karrierën, i uruan mirëseardhjen tifozëve në Euro 2020.

Euro Triumph, banda muzikore e Policisë së Shtetit luajti një pjesë nga një kompozitor i famshëm italian, ndërsa 24 atletë që mbanin secili nga një top të madh, si simbol të skuadrave pjesëmarrëse, duke sfiluar pranë rojes së nderit të Policisë me kuaj. Më pas, topat me helium, të sjella në skenë nga balerinët dhe atletët e rinj të grupit sportiv ‘Fiamme Oro’, krijuan një koreografi të shkëlqyer vertikale, duke vendosur një dialog vizual me 12 perkusionistë ajrorë të vendosur rreth çatisë së stadiumit: Festimi i 24 Skuadrave, një nderim dinamik dhe i gëzuar për shpirtin e garës paqësore dhe bukurinë e sportit.

Për finalen e madhe, skena në Olimpico u pushtua nga Maestro Andrea Bocelli i cili interpretoi arien me famë botërore “Nessun Dorma” ndërsa 24 topat formouan një të vetëm, për të ngritur në mënyrë simbolike shpirtin e europianit në qiell, rrethuar nga një shpërthim i efekteve piroteknike shumëngjyrëshe që zënë të gjithë çatinë e stadiumit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *