• |
ide | kryesore

Video/ Danezët të tronditur nga Eriksen pësojnë gol në ndeshjen e rifilluar e humbasin penallti

-Instant, Sport, Video



Fitorja e parë historike në Europian për debutuesit e Finlandës, në ndeshjen që u ndërpre e rifilloi pas dy orësh. Tronditja e pësuar nga Danimarka, pas infarktit të pësuar në fushë nga Christian Eriksen, ka qenë më e madhe nga sa besonte trajneri Hjulmand. Danezët favoritë u mposhtën në Kopenhagen nga Finlanda, me rezultatin 0-1, në derbin skandinav, falë golit të Pohjanpalo, ndërsa Danimarka humbi edhe një penallti.

Pasi vendosën të rifillonin, danezët u ndëshkuan në minutën e 60 nga goli i shënuar nga Pohjanpalo. Danezët kishin mundësinë që të vendosnin baraspeshën me Hojberg në minutën e 74, por mesfushori gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Një sukses historik. Asnjëherë më parë finalandezët nuk kishin luajtur në këtë kompeticion, ndërkohë që triumfuan me goditjen e parë në kuadrat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *