• |
ide | kryesore

Mes Covid, protestave e polemikave nis Kupa e Amerikës më e komplikuar e historisë

-Instant, Sport



U shty për një vit për shkak të pandemisë globale (ashtu si Europiani). Duhej të pritej nga Kolumbia dhe Argjentina, pastaj e para u tërhoq për shkak të trazirave shoqërore në vend dhe e dyta për shkak të situatës dramatike të Covid. Jo se Brazili është në gjendje më të mirë me 1500 vdekjet e tij të përditshme, por, pas polemikave të pafundme, mbërriti vendimi i Gjykatës së Lartë që ka përcaktuar se selitë e turneut do të jenë në vendin e udhëhequr nga Presidenti Bolsonaro, në një kompeticion të komplikuar edhe nga braktisja e sponsorëve të saj historikë.

E pastaj është edhe fusha, me debutimin mes Brazilit dhe Venezuelës në Brasilia. Seleçao i Tites është kampion në fuqi dhe ende ekipi favorit në një grup që, përveç venezuelianëve, sheh gjithashtu praninë e Kolumbisë, Ekuadorit dhe Perusë. Pritshmëri të mëdha për seleksionin e Ruedas i cili mund të besojë te “italianët” Ospina, Cuadrado, Zapata dhe Muriel dhe që tani i ka thënë lamtumirë një flamuri si James Rodriguez.

Në grupin tjetër është Argjentina, që do të debutojë kundër Kilit. Messi është në Kupën e tij të gjashtë të Amerikës dhe ka shumë të ngjarë të jetë në shansin e parafundit për të fituar diçka me ekipin e tij kombëtar pasi ka humbur tre finale (mes kontinentit dhe botës). Kilianët, të udhëhequr nga uruguajani Lasarte, duhet të heqin dorë, të paktën fillimisht nga Sanchez (dëmtim i muskujve) dhe Vidal, ende në dyshim për Covid. Pjesa tjetër e grupit përbëhet nga Bolivia, Paraguai dhe Uruguai i Tabarez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *