• |
ide | kryesore

Video/ Dygolësh e magji nga mesi i fushës: Schick i prish rikthimin në Europian Skocisë pas 23 vjetësh

-Instant, Sport, Video



Show i Patrik Schick në debutimin në Euro 2020 të Republikës Ceke që në Hampden Park të Glasgow mposhti 2-0 Skocinë duke barazuar Anglinë në kuotën 3 pikë në Grupin C. Një gol në cdo pjesë loje për sulmuesin, i aftë në të 42′ të devijonte me kokë një krosim të Coufal e i pabesueshëm në minutën e 52′ duke befasuar portierin skocez Marshall me një të majtë nga mesi i fushës. Për Skocinë traversë e Hendry e dy raste për Dykes.

Diferencën në Hampden Park e bënë ekstremet e ekipit të Silhavy, qendërsulmuesi me dy golat e tij dhe portieri Vaclik me ndërhyrjet e tij në pjesën e dytë. Sfida ishte në të vërtetë shumë më e ekuilibruar sesa tregon rezultati përfundimtar, me ekipin vendas plot dëshirë, por edhe rob i limiteve të tyre ofensive dhe një performance të pamjaftueshme në mesfushë, ku vuajtën nivelin më të lartë teknik të Republikës Çeke. Në të 42′ goli që zhbllokoi ndeshjen me Schick që devijoi krosimin perfekt të Coufal, ndërsa në fillim të pjesës së dytë sulmuesi shpiku dyfishimin me një të majtë të përsosur nga mesfusha që befasoi Marshall jashtë shtyllave. Reagimi i Skocisë erdhi, por pas traversës së Hendry dhe goditjes së Armstrong e devijuar ngjitur me shtyllën, ishin pritjet e Vaclik ndaj Dykes që e mbajtën rezultatin të pandryshuar dhe e komplikuan shumë rrugën e Robertson dhe shokëve të tij në Kampionatin Evropian.

Skocia ishte gati të festonte rikthimin në një turne të madh pas 23 vjetësh, por në Glasgow u elektrizua Schick. Sulmuesi i Bayer Leverkusen, udhëhoqi Republikën Ceke, duke i dhënë një paralajmërim të qartë Anglisë e Kroacisë, dy skuadrat e tjera të grupit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *