• |
ide | kryesore

Tërmet te rivalët e Shqipërisë: natë në diskotekë, Republika Çeke përjashton tre futbollistë

-Instant, Sport
Çeke



Ajo që ndodhi te Republikën Çeke në orët e fundit është e pabesueshme. Rivalët e Shqipërisë, kërcënues të vendit të parë të kuqezinjve (nëse fitojnë dhe kuqezinjtë humbasin me Faroe) kanë përfunduar në syrin e stuhisë. Tre lojtarë, në fakt, janë përjashtuar nga grumbullimi i çekëve në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Moldavisë. Një ndeshje vendimtare për vetë Republikën Çeke, sepse humbja me Moldavinë do të thoshte parakalim prej tyre dhe dështim për tu kualifikuar në Euro 2024. Në këtë rast do të ishin moldavët, me 13 pikë, që do të shkonin bashkë me Shqipërinë në Gjermani.

COUFAL, KUCHTA, BRABEK: NATË NË DISKOTEKË

Natën mes të shtunës dhe të dielës Vladimir Coufal, Jan Kuchta dhe Jakub Brabek e kaluan në disko. Tre futbollistët u kthyen në grumbullimin e kombëtares në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Për këtë shkak u mor edhe kjo masë e ashpër ndaj tyre, pavarësisht ndeshjes së rëndësishme të çekëve.

Lexo më tej: Ishujt Faroe nuk e besojnë edhe vetë se mund të pengojnë Shqipërinë: seanca e hapur për mediat

KOMUNIKATA E FEDERATËS

Lajmin për përjashtimin e tre lojtarëve e ka bërë të ditur vetë federata çeke: “Të shtunën në mbrëmje tre lojtarë të kombëtares kanë shkelur rregullat e brendshme të skuadrës. Jakub Brabec, Vladimir Coufal dhe Jan Kuchta janë larguar nga grumbullimi me efekt të menjëhershëm”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *