• |
ide | kryesore

Video/ Bale humbet penalltinë, por shpik dy asist magjik: Turqia pothuaj jashtë turneut para syve të Erdogan

-Instant, F1, Sport, Video



Në raundin e dytë të Grupit A të Euro 2020, Uellsi mposhti Turqinë 2-0 duke bërë një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në fazën e 1/8 të turneut. Fitorja e Uellsit lindi në aksin Bale-Ramsey: lojtari i Juventusit shpenzoi dy raste (në 9 ‘dhe 24′), por nuk bëri asnjë gabim në minutën e 42’ pas një asist fantastik të numrit 11. Bale humbi një penallti në minutë e 62’, por në të 95’ shpiku një koridor në goditjen e dënimit, me një asist për Roberts, që mbylli ndeshjen. Turqia pothuajse e eleminuar.

Një Uells i shkëlqyer dominoi kundër Turqisë, fiton 2-0 dhe madje ëndërron kryesimin në grupin A: ndeshja e fundit e fazës së grupeve për ta do të jetë në Romë kundër Italisë së Mancinit. Cilësia e Ramsey dhe Bale bëri ndryshimin, brohoritja e pothuajse 20,000 turqve dhe prezenca e presidentit Erdogan nuk ishte e mjaftueshme për të tërhequr ekipin e Gunes përtej limiteve të tij. Qarkullimi i topit dhe idetë e Uellsit e kanë coroditur Turqinë, e paaftë për të krijuar raste përvec se nga goditjet standarde. Rezultati mund të ishte më i thellë për Uellsin, që humbi edhe një penallti me Bale.

Bale ishte protagonisti absolut, në kombinimet me Ramsey që shpenzoi shumë, përpara se të shënonte golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë: të gjitha rastet të ndërtuara nga asist të Bale, që në pjesën e dytë humbi edhe një penallti, duke goditur mbi traversë. Numri 11 përmirësohet me një tjetër lëvizje të paparashikuar në fundin e takimit, kur gjeti një korridor nga cepi i këndit për ti dhënë Roberts asist për golin e dytë, që vlen gati kualifikimin. Turqia me 5 gola të pësuar dhe asnjë të shënuar është fare pranë eleminimit, skuadra e parë që mund të përshëndesë Europianin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *