• |
ide | kryesore

Nis peticioni online për Jeff Bezos, të mos lejohet më rikthimi i tij në tokë pas udhëtimit ë hapësirë

-Instant, Paparazzi, Slider



Së shpejti Jeff Bezos do të nisë një udhëtim në hapësirë, bashkë të vëllain, me raketën nga kompania e tij, Blue Origin. Një udhëtim i cili ka vlerën 28 miliardë dollarë, po shkakton një kauz virale kundër njeriut të dytë më të pasur në botë, Jeff Bezos.

Më shumë se 10 mijë njerëz janë duke firmosur një peticion online, i cili bënë thirrje të mos lejohet më rikthimi i tij në tokë, duke e parë këtë udhëtim si një mundësi që Bezos të qëndroj në hapësirë përgjithmon.

Aty shkruhet: “Jeff Bezos është në të vërtetë Lex Luthor, maskuar si pronari i supozuar i një dyqani online. Ai është në të vërtetë një perandor i lig, që dominon të gjithë globin. Ne e kemi ditur këtë për vite me rradhë. Jeff ka punuar me Epstein dhe Knights Templar, si dhe Masonët e Lirë, për të fituar kontrollin mbi të gjithë botën. Ndërkohë qeveria jonë qëndron në hije dhe e lejon këtë të ndodhë. Ky mund të jetë shansi ynë i fundit para se ata të mundësojnë mikroçipet 5G dhe të bëjnë një pushtim masiv.”

Bezos ende nuk ka komentuar publikisht për peticionin, por në një postim në 7 qershor në Instagram, ai zbuloi se kishte ëndërruar të udhëtonte në hapësirë që kur ishte 5 vjeç: “Unë do ta bëj atë udhëtim me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë.”

Ndërkohë, ish-gruaja e Bezos, MacKenzie Scott, 51 vjeç, njoftoi javën e kaluar se që nga divorci i saj me miliarderin, ajo ka dhuruar afro 3 miliardë dollarë ushqim për bamirësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *