• |
ide | kryesore

Fëmijët gati të dëshmojnë kundra Brad Pitt

-Instant, Paparazzi, Slider



Procesi gjyqësor për kujdesatrinë e fëmijëve të Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka përfunduar, por duket se gjithçka ka qenë shumë më e ashpër nga çfarë ne e mendonim. Një dokument i zbuluar së fundmi tregon se tre nga fëmijët e dyshes kanë dashur të dëshmojnë në gjyq kundër Brad Pitt. Vetë avokatët e Jolie kanë paraqitur një dokument në vitin 2020, në të cilin pretendojnë se 3 fëmijët kanë dashur të dalin hapur kundër babait të tyre.
“Fëmijët, kujdestaria e të cilëve është në diskutim, janë mjaft të rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh. Gjyqi do të ndikojë tek to emocionalisht. Tre nga fëmijët kanë kërkuar të dëshmojnë”, thuhet në dokument.

Ky dokument u paraqit si pjesë e përpjekjes së Jolie për të larguar gjyqtarin John Ouderkerk nga çështja për shkak të lidhjeve të tij me ekipin ligjor të Pitt.
Në fillim të këtij viti, Jolie paraqiti dokumente shtesë duke pretenduar se gjykatësi refuzoi të dëgjonte provat që besonte se kishin lidhje me çështjen, duke përfshirë dëshmitë e fëmijëve të saj.

“Gjykatësi i mohoi Jolie një gjykim të drejtë, duke përjashtuar në mënyrë të pahijshme provat e saj në lidhje me shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, prova kritike për të bërë çështjen e saj”, thuhej në dokument.
Maddox, i cili është 19 vjeç dhe nuk është më minoren, dëshmori kundër Brad Pitt në muajin mars. Madje ai nuk përdor as mbiemrin e Pitt në dokumentet që nuk janë ligjjore, por në vend të tij përdor mbiemrin Jolie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *