• |
ide | kryesore

Barcelona rifillon me dyshen Messi-Ronaldo: ëndërra e çmendur e Laportas i është zbuluar bashkëpunëtorëve të presidentit

-Instant, Sport



Që Joan Laporta është nga ata që mendojnë gjëra të mëdha është dicka e ditur, por ideja e fundit e çmendur që ai i ka besuar bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, siç raportohet nga Spanja, është përtej çdo parashikimi. Presidenti i Barcelonës është i bindur se Leo Messi do të qëndrojë aty ku është dhe do të donte t’i jepte një stimul të jashtëzakonshëm, duke sjellë në blaugrana lojtarin me të cilin Pleshti ka ndarë arritjet më të mëdha në botën e futbolit për më shumë se dhjetë vjet: Cristiano Ronaldon.

Vetë media spanjolle specifikon se është një sugjerim në mendjen e presidentit katalanas, i njohu nga ata që fantazitë e futbollit tenton ti bëjë realitet. Me bashkëpunëtorët e tij, sidoqoftë, Laporta ka shkuar aq larg sa të identifikojë edhe emrat që mund t’i kalojë tek Juventus në shkëmbim të CR7 (Griezmann, Sergi Roberto, Coutinho …), por ndoshta ende nuk është folur për pagën e Cristianos, e cila, duke pasur parasysh situatën ekonomike të Barçës dhe të gjitha klubeve botërore, do të ishte nyja e vërtetë që është e më e vështirë të kapërcehet në të gjithë operacionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *