• |
ide | kryesore

Ulet fasha e vaksinimit +50 vjeç/ Manastirliu: Drejtohuni mjekut të familjes ose aplikoni në e-Albania

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga dita e sotme ulet fasha e vaksinimit. Ministrja Ogerta Manastirliu e cila po ndjek nga afër vaksinimin e qytetarëve në qendrën e vaksinimit të përqendruar në Sheshin “Skënderbej”, u bëri apel të gjithë qytetarëve +50 që t’i drejtohen mjekut të familjes ose të aplikojnë në portalin e-Albania.

“Ulet në +50 vjeç fasha e vaksinimit. Të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe duhet t’i drejtohen mjekut të familjes ose të aplikojnë në portalin e-Albania për të kryer sa më parë vaksinën anticovid”, njofton Manastirliu.

Deri më tani, në vendin tonë janë kryer mbi 880 mijë vaksinime, me objektivin për të arritur deri në 1 milion vaksinime brenda qershorit.



3 Comments

      1. C’ke ore? opensource ne Internet eshte programi, budallenjt e PD duhet ta kishin bere me kohe te tyren por tocat flejne gjume dhe e kane mendjen tjeter kund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *