• |
ide | kryesore

Foden zbulon bastin me skuadrën: “Nëse fitojmë Europianin, të gjithë me flokët si unë”

-Instant, Sport



Edhe Foden bashkohet me … premtimet në rast të një fitore të mundshme në Kampionatin Europian. Mesfushori i City mes të parëve që u karakterizua nga një prerje unike në prag të turneut, ka pranuar, siç raportohet nga Sun, se nëse ekipi kombëtar i Tre Luanëve do të ngrihej në majën e Evropës, të gjithë shokët e skuadrës do të ndryshojnë pamjen e tyre duke u përshtatur me… stilin Gascoigne.

25 vjet pas golit të Gascoigne ndaj Skocisë, që nisi udhëtimin deri në gjysmëfinalen e Euro 1996, Foden ka vendosur që të ri-propozojë të njëjtën ngjyrë të flokëve e model me ish-numrin 8. E shokët e tij janë të gatshëm të ndjekin hapat e tij, por vetëm me një kusht. Një fitore që t’i japë fund 55 viteve të pritjes për një trofe të rëndësishëm në Angli. “Unë i thashë ekipit që nëse fitojmë ata duhet të presin flokët e tyre si unë dhe të gjithë janë dakord. Shpresoj të fitoj edhe për këtë arsye. Do të ishte kënaqësi e madhe të shikoja të gjithë ekipin me të njëjtën prerje flokësh”.

Argëtuese pa dyshim. Origjinale, dicka pak më pak. Një gjë e ngjashme është parë edhe më parë. Dhe britanikët e mbajnë mend shumë mirë kur dhe si Rumania u paraqit në raundin e 1/8 kundër Kroacisë krejtësisht me flokët ngjyrë platin. Supersticioni, megjithatë, nuk solli shumë fat duke marrë parasysh se në ndeshjen me eliminim direkt ekipi rumun mori më të keqen. Nuk shkoi shumë më mirë edhe për Meksikën, që në vitin 2014 premtoi të … zbardhte flokët në rast të kualifikimit. Grupi nuk ishte i lehtë me Kamerunin, Kroacinë dhe Brazilin. Sidoqoftë, ekipi kombëtar i Amerikës Qendrore, siç ka ndodhur pothuajse gjithmonë, ishte në mesin e 16 më të mirëve. Për të festuar kalimin e raundit, meksikanët u shfaqen me flokë bjondë platin, që, megjithatë, edhe në këtë rast nuk solli shumë fat. Në sfidën kundër Hollandës, bestytnia nuk funksionoi. Hollanda mbizotëroi, fiton 2-1 dhe madje do shkoi aq larg sa luajti finalen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *