• |
ide | kryesore

Dy golat që magjepsën Juventus: Locatelli bardhezi mungon vetëm firma

-Instant, Sport



Allegri më në fund do të jetë në gjendje të ketë në dispozicion organizatorin që mungon në skuadrën e Juventusit. Sot është dita vendimtare për kalimin e Manuel Locatellit te Juventus. Takimi mes Cherubini dhe Carnevalit duket se është i destinuar të mbyllë një marrëveshje që ka përfshirë të dy shoqëritë prej disa muajsh. Drejtuesit e Juventusit kanë përfshirë Radu Dragusin në negociata dhe Sassuolo e ka pranuar rumunin e ri si pjesë shkëmbimi, duke qenë se kanë nevojë për mbrojtës, pas largimit të Marlon te Shakhtar Donetsk.

Me përfshirjen e Dragusin në negociata, Juventus ka mundësinë të amortizojë 40 milionë eurot e kërkuara nga Sassuolo për mesfushorin e ekipit kombëtar të Mancinit. Në çdo rast, bardhezinjtë janë në kërkim të një formule që nuk ndikon shumë në buxhet, siç është një huazim për të paktën dy vjet me detyrimin e blerjes (zgjidhja e përdorur një vit më parë për Chiesa).

Prezantimi i mesfushorit në Euro 2020 dhe dy golat e shënuar në ndeshjen kundër Zvicrës kanë rritur jashtëzakonisht kuotat e lojtarit të Sassuolos, që me Italinë ka treguar personalitet, përvecse kualitetit që e bëri të jetë zgjedhja e parë e Mancinit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *