• |
ide | kryesore

Video/ Tre penallti, dy dygolësha e një rekord: Franca dhe Portugalia barazojnë me spektakël

-Instant, F1, Sport, Video
Cristiano



Portugalia dhe Franca barazojnë 2-2 në Budapest dhe u kualifikuan të dyja në fazën e 1/8 të Euro 2020. Për Ronaldon tani përballë është Belgjika, për Mbappé dhe të tjerët Zvicra. Një ndeshje e çmendur, me tre penallti të dhëna: dy u shënuan nga Ronaldo për avantazhin 1-0 dhe barazimin përfundimtar 2-2, në mes dygolëshi i Benzema (i pari me penallti, më e dyshimta e mbrëmjes, e dyta me një diagonale të vërtetuar me ndihmën e Var). Ronaldo shkon në 109 gola me kombëtaren, duke arritur Ali Daei në krye të shënuesve më të mirë të historisë.

Në Puskas Arena Franca dhe Portugalia kërkonin vendin e tyre në 1/8 por portugezët që rrezikonin më shumë (në kuotën e 3 pikëve pare ndeshjes) ishin më kërkues për golin. Mbappe frikësoi jo pak prapavijën luzitane, pavarësisht kontrollit të vazhdueshëm të Semedos e Pepe. Ruis Patricio u mbrojt mirë ndaj talentit francez, por në minutën e 27 gafën e bën Lloris: një dalje krejtësisht jashtë kohe e portierit të Francës që grushton kokën e Danilos për ti dhënë mundësinë Cristiano Ronaldos të shënojë me penallti golin e avantazhit.

Franca megjithatë barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, falë një penalltie të dhënë për një kontrast mes Semedos dhe Mbappe në hyrje të zonës. Nuk duket penalltia më flagrante, por arbitri trgoi pikën e bardhë dhe VAR e konfirmoi, duke i dhënë mundësinë Benzema të shënojë golin e barazimit, duke lënë gjithcka të hapur për pjesën e dytë.

Skuadrat në kërkim të një fitore që do ti katapultonte në krye të Grupit F zhvilluan një betejë të vërtetë edhe në pjesën e dytë. Benzema shtangu portugezët në minutën e 47, duke shfrytëzuar një kundërsulm të shpejtë të finalizuar me një diagonale të saktë. Arbitri sinjalizoi pozicion jashtë loje, por VAR e kundërshtoi dhe Franca e pa veten në avantazh.

Natyrisht dygolëshit të francezit nuk mund të mos i përgjigjej Cristiano Ronaldo, që fitoi një penallti vetë dhe e realizoi për herë të dytë nga 11 metra përballë Lloris, që edhe këtë herë shkon në krahun e kundërt. Franca tentoi ta fitonte ndeshjen, Pogba goditi shtyllën, pas devijimit vendimtar të Rui Patricios, që reagoi mrekullisht edhe në konkluzionin e dytë të Griezmann. Portugali-Francë ishte ndeshja e parë në historinë e Europianëve që pa tre gola të shënuar me penallti: Skuadra e Deschamps mbeti kështu e pamundur në 12 ndeshjet e fundit të grupeve mes Botërorëve e Europianëve (7F, 5B), me një fakt interesant të katër ndeshjet e fundit të luajtura në raundin e tretë të fazës së grupeve në këto kompeticione kanë përfunduar në barazim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *