• |
ide | kryesore

Vin Diesel flet për konfliktin me “The Rock”:Do bëja gjithcka për t’i cuar performancat aty ku duhej

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Vin Diesel  ka folur së fundmi për konfliktin e tij me Dwayne Johnson.

Në një intervistë për Men’s Health,Vin zbuloi se arsyeja që coi në debat mes dyshes ishin ndryshimet kreative mbi karakterin e Johnson.“Ishte një karakter i ashpër për t’u mishëruar, karakteri i Hobbs. Përqasja ime në atë kohë ishte  ‘dashuri e ashpër’ për të ndihmuar që ajo performancë të ishte aty ku duhej. Si producent, thashë: ‘Mirë, ne do të marrim Dwayne Johnson, i cili është i lidhur me mundjen/boksin dhe do t’i tregojmë audiencës një karakter të tij në personazhin që ata nuk e njohin.Kjo kërkoi shumë punë. Ne duhej të arrinim aty ku duhej dhe në atë kohë mund të jem treguar i ashpër, por e kam bërë me dashuri. Do bëja gjithçka për t’i cuar performancat aty ku duhej”, është shprehur Diesel.Konflikti mes dy aktorëve lindi në vitin 2016-të gjatë xhirimeve të filmit The Fate of the Furios. “The Rock” ishte ai që e bëri publik këtë debat, duke u shprehur në një postim në Instagram, se disa njerëz sillen në shesh si burra të mëdhenj dhe profesionistë të vërtetë, ndërsa të tjerët jo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *