• |
ide | kryesore

Ardi Veliu numëron të vrarët në Velipojë, gazetari: I paftyrë, plazhi kontrollohet nga kriminelë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas masakrës për shezlonget në plazhin e Velipojës atje ka udhëtuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Prania e tij në skenën e krimit me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur ka qenë simbolike, pasi në Velipojë tashmë janë zhvendosur forcat speciale për të parandaluar vazhdimin e vrasjeve mes dy familjeve, hotelet e të cilëve janë pranë njëri-tjetrit.

EMRAT/ Kush janë katër të vrarët e masakrës pas mesnate në Velipojë

Për të qenë i sigurt se udhëtimi i tij drejt vendit të ngjarjes pas mesnate nuk do të kalonte pa u vënë re, Drejtori i Policisë ka bërë edhe një parakalim para gazetarëve dhe kameramanëve të Shkodrës. Por njëri prej tyre, Elvis Nabolli pasi shpërndarë filmimet në rrjetet sociale e ka quajtur “të paftyrë” Drejtorin e Policisë duke vënë në dukje se prej kohësh bregu i Velipojës kontrollohej nga krimi. Statusi i plotë i gazetarit Nabolli:

 Ky eshte drejtori i policise se shtetit… nje nder ma te papergjegjshmit ne ate vend!

I vriten 4 vete ne mes te sezonit turistike per shezllone kurse ky halja me efektivet nen varesi ben show- in e radhes!

I paftyre….

Bregu i plazhit te Velipojes kontrollohet nga kriminele me background prej vitesh ndersa efektivet e ketij palaços jo qe nuk mund t’ju afrohen por merren me fukarenjte!

Rezultati dihet… si sonte!!



7 Comments

  1. Kesi djemsh i duhen vendit ton qe i dalin zot vendit te vet. Ndersa krye mafjozi Edvin pjerdhshi qe eshte vellai i Vuqiq kriminelit sdi te ja dije per njerzit, punetoret, ushtaret e keti vendi po vriten me zi se milingonat, ja sa i pergjegjshem eshte drogmeni qe ben sikur qeveris ket vend te mallkuar nga vete i mallkuari Edvin camorri ???????

  2. Policia nuk kontrollon dot territorin dhe zbatimin e ligjit ne mes te Tiranes jo me ne Velipoje. As makinen me xhama te erret te dashnores se ketij tipit nuk guxojne te ndalojne, jo me te fortet e lidhur me politiken. Bejne show e “aksione” pasi ka marre fund cdo gje, se per te parandaluar skane fuqi

  3. Urime Z. Klosi per hapjen e sezonit te ri turistik. A thua se po nuk dole ti buze detit ne ndonje restorant nuk hapet sezoni. Na thuaj çfare masash reale dhe te prekshme ka marrë qeveria juaj per mbarvajtjen e jetes se perditeshme ne shqiperi, por dhe per pushuesit qe dynden ne bregdet. Lereni kasetat e DVD e lal zdromsit. Brenda 2 diteve u shua nje familje e tere qe kishte ardh per pushime, nderkohe ne velipoje pushuesit kane pare tmerrin me sy me kater viktima e dy te plagosur ne oborin e hotelit.

  4. Mirsevini ne Albanistan ! Pushime Deathlux All Inclusive ! Ne vendin tone do te gjeni vdekjen e garantuar ne mos nga ndonje plumb kemi aksidentet ne s mjaftojne Tritol konkurence per ti dhene nuanca ekzotike Cocaine per Overdose te garantuar . Ju lutem mos harroni sherbimet tona nga pastrues police doktorre hetues te korruptuar qe e kane kthyer shtetin ne sherbim privat nga OPGJ e Prokurore te garantojne lirine me 5 vrasje ne kurriz. Mund te vini te praktikoni doren dhe si vrases me pagese se dilni per 1 vit . Cdo gje mund te ndodhe Jetojme ne Albanistan aty ku Kurveria prostitucioni po kalon Tailanden . Te dua o vend i dashur.

  5. E dini besoj qe cdo kriminel”biznesmen” sic i etiketon media akoma dhe me kriminale , e ka te pakten nga 1 hotel me ” djersen e ballit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *