• |
ide | kryesore

EMRAT/ Kush janë katër të vrarët e masakrës pas mesnate në Velipojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Masakra me 4 të vrarë dhe dy të plagosur në Velipojë dyshohet se kishte si shkak konfliktin për zonat e plazheve në bregdet. Megjithatë rrethanat e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar. Lapsi.al ka mësuar emrat e viktimave dhe të plagosurve. Ata janë Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myserim Zeneli. Nderkohë të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmind Dyli. Më poshtë është versioni i policisë për ngjarjen:

Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *