• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni trailerin e “I am Zlatan”, filmi për jetën e Ibrahimovic i interpretuar nga dy shqiptarë

-Instant, Sport, Video



Është prezantuar tashmë traileri zyrtar për ‘I am Zlatan’ (Unë jam Zlatan), filmi për Zlatan Ibrahimoviç i frymëzuar nga biografia e tij (Unë, Ibra), dalja e të cilit në kinema është planifikuar në vjeshtën e vitit 2021 (premiera është planifikuar në Stokholm më 10 shtator). Imazhet, të shpërndara nga vetë sulmuesi i AC Milan në profilet e tij sociale, tregojnë disa nga pikat kryesore të karrierës së tij: goditjet e para të topit, ekipet e të rinjve te Malmö, suksesi me Ajax … Janë gjithashtu edhe disa nga figurat kryesore në rrugëtimin e Zlatan në botën e futbollit, të tillë si Mino Raiola (luajtur nga Emmanuele Aita) dhe Luciano Moggi, i cili e mori atë nga Heshtarët te Juventus në 2004. Aktorët që do të luajnë rolin e Ibra janë Dominic Bajraktari Andersson (për periudhën nga 11 deri në 13 vjet) dhe Granit Rushiti (për periudhën nga 17 deri në 23 vjet). Skenari i filmit është shkruar nga Jakob Beckman dhe David Lagercrantz dhe regjia është e Jens Sjorgen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *