• |
ide | kryesore

Italiani bën dasmën në hotelin luksoz të Vlorës me çek të falsifikuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fals të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë!”

Denoncimin e ka bërë Hotel Regina Group në Vlorë në faqen e tij në Facebook.

“Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht!

Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmërojë të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh Shqipërinë nga Google Earth!

Sigurisht që rasti do referohet në polici sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandëshkuar.
P.S.

I bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë!” – shkruan hoteli në denoncimin e tij. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Ky italiani i Ndragetes besoj eshte mik i Lali Erit, prandaj telefonoje se mbase te ndihmon lali Eri.
    Po nuk t’u pergjigj lali Eri, lidhu me Maznikun ose Ben Ahmetajn, se dhe keta jane pjese e Ndragetes.

  2. C’paska tall carin rendshem pepinoja:). Ooooooo Mihal, ku je ti hudhesh me thika a kacavida se ky po qe e meriton nje kacavjerrje ne kofano:).

  3. Para se të bësh nje festë dasme me italianë verifiko kush është.Nuk ke kallo me ta.Janë mjeshtra në mashtrim.

      1. loooot. ai ka te drejte. ti qenke tu maru me ta qi motren pepinoja mduket.

        pervec ksaj ti qenke rast i vecante. dashke edhe me ta qi motren italiani dhe te te mashtroje loooooot, shqipkar qenke jo shqiptar

  4. Ju te jugut mire jua bejne se I keni cuar cmimet si ne Dubai.

    Tek Nazari nje kafe 9.000 leke apo uji 20.000 leke ku shkoni keshtu o hajduta.

    Futja Turqi e Greqi te del me lire

  5. Të mendosh se gjithë ajo femer, e mori atë plak barkderr veç për eurot, e tij. Po tani do zbuloje edhe ajo se eurot qekan fallco, se ai nuk qeka i pasur.
    Femra lakmitare, asgjë më shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *