• |
ide | kryesore

Në Belgjikë janë të sigurtë: kundër Italisë De Bruyne do të jetë në fushë

-Instant, Sport



Kevin De Bruyne duhet tia dalë të jetë në fushë në ndeshjen çerekfinale kundër Italisë, ndërsa shanset që Eden Hazard të luajë në Monako kundër të kaltërve janë 50%. Gazeta belge ‘Nieuësblad’ ka shpërndarë optimizmin për gjendjen e dy talenteve të kombëtares belge, që dolën të dëmtuar nga ndeshja kundër Portugalisë, në 1/8 e Euro 2020. “Lajmet për ata të dy janë goxha pozitive. Do të jetë një garë me kohën. Do të shohim nga dita në ditë. Është e vërtetë që nëse do të kalonim në gjysmëfinale, ata patjetër që do të mund të luanin. Por sigurisht që ne duam që ata të jenë gati për çerekfinalet”, ka deklaruar Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, për gazetën belge.

De Bruyne, që u dëmtua pas një kontrasti me Palhinha në fund të pjesës së parë, u kthye në fushë në pjesën e dytë, megjithatë, ngriti flamurin e bardhë pas disa minutash duke i lënë vendin Mertens. Për Eden Hazard tërheqja muskulare erdhi në fund të ndeshjes në Sevilje, duke i kërkuar trajnerit Martinez zëvendësimin, pjesërisht për shkak të lodhjes dhe pjesërisht për shkak të një problemi në kofshën e tij të djathtë.

Optimizëm ka patur më shumë për mesfushorin e City që në fillim: nëse problemi i De Bruyne do të ishte i kufizuar vetëm te kavilja, shanset e rikuperimit për të premten do të ishin shumë më të larta. Problemi muskulor që ka goditur Hazard është më i vështirë për tu kapërcyer kaq shpejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *