• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid ‘grabit’ Etihad e shkon në gjysëmfinale: City dominoi, por del jashtë me penallti

F1, Sport, Video
Real Madrid



Real Madrid mposhti Manchester City me penallti në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League për të siguruar një vend në gjysmëfinale për të katërtin vit radhazi. Los Blancos zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12′ me një goditje të Rodrygo. Spanjollët u tërhoqën më pas, duke pësuar një rrethim të vërtetë për një kohë të gjatë nga Citizens, të cilët më në fund gjetën golin e barazimit me De Bruyne. Një tjetër barazim, pas atij spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë, që e çuan takimin në kohe shtese. Megjithatë, nga pika e bardhë, lojtarët e Carlo Ancelotti dolën fitues, falë pritjeve të një super Lunin dhe golit vendimtar të Rudiger.

Sfida e yjeve shkon për Real Madrid. Por duhen penalltitë për të dërguar Blancos në gjysmëfinale, ku do të gjejnë Bayern Munich. Pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, City dhe Real Madrid në Etihad të Mançesterit e mbyllën sërish në barazim. Një 1-1 që nuk u thye as pas kohës shtesë. Golat u shënuan nga Rodrygo në pjesën e parë dhe De Bruyne në pjesën e dytë.

Lexo më tej: Video/ Arsenal “përgjumet”, Kimmich i ndëshkon: Bayern Munich fluturon në gjysmëfinale të Champions

Një traversë e Haaland dhe dy gola të humbur nga De Bruyne dhe Rudiger mbeten gjithashtu në mundësitë flagrante. Skenari i ndeshjes është paradoksal, pasi City e shtypi Real në zonën e tij ndërsa minutat kalonin. Një rrethim gjithnjë e më mbytës nga i cili në pjesën e dytë, në veçanti, spanjollët praktikisht nuk arritën kurrë të çliroheshin. E megjithatë patën meritën për tu mbrojtur në mënyrë efektive. Ndeshje, siç pritej, me ritëm shumë të lartë, por u deshën vetëm penalltitë për të nxjerrë verdiktin përfundimtar: vendimtare ishin gabimet e Bernardo Silva dhe Kovacic.

SEKUENCA E PENALLTIVE

Alvarez (M) – gol
Modric (R) – pritje
Bernardo Silva (M) – pritje
Bellingham (R) – gol
Kovacic (M) – pritje
Vasquez (R) – gol
Foden (M) – gol
Nacho (R) – gol
Ederson (M) – gol
Rudiger (R) – gol



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *