• |
ide | kryesore

Pazaret ia bënti shoferi, si u arrestuar prokurori i Kukësit për 2 mijë euro: Po negocionte për të lehtësuar një të ri që u kap me cigare hashashi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bisedat intensive në telefon të të afërmve të një të riu që u kap me një cigare hashash, por që rezultuan se ishin nën përgjim i kanë kushtuar karrierën dhe lirinë prokurorit Edmond Karriqi, i cili është njeriu i tretë i drejtësisë që për pak kohë bie në prangat e SPAK, mbas gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe Sali Hasa, dhe ata nën hetim nga SPAK.

Përgjimet tregojnë se si Edmond Karriqi, katër muaj mbasi u caktua nga KLP në detyrën e kryeprokurorit të Kukësit, nisi negociatat dhe bisedat përmes shoferit të tij, Isuf Gega, po ashtu nën hetim dhe nën gjendje arresti dhe nën ndërmjetësimin e të afërmve rezulton se u pagua me 2 mijë euro.

Përgjimet tregojnë se e gjitha kjo ndodhi dhjetorin e 2019 teksa SPAK ishte nën gjurmim te një çështjeje tjetër, po ashtu nën hetim sekret.

Hetimet tregojnë se prokurori u pagua në shtëpinë e tij, që e ka në qytetin e Kavajës, ndërkohë të afërmit shfaqen të gëzuar në telefon e thonë se paguam, e ku parashikojnë se së shpejti ai do dalë për të afërmin e tyre, që rezulton se qëndroi në paraburgim vetëm 15 ditë dhe më pas fitoi lirinë nga Gjykata e Kukësit.

Për këtë çështje janë në kërkim edhe dy persona të tjerë, për të cilët SPAK ka publikuar vetëm inicialet e tyre. Ndërkohë që, të premten shoferi dhe Prokurori do dalin para Gjykatës së Posaçme si të dyshuar për çështje korrupsioni.



2 Comments

    1. Po. Sepse atehere i hyne ne pune. A doli Ministri per te folur pas vrases se 4 personave ne Velipoje? dhe akuzoi gjygjtaret dhe prokuroret…. fap direkt arrestohet ky. Fap sfumohet vrasja, edhe misnitri paska pasur te drejte.

      Jane nje liste e ketyre qe presin, per dite kur duhet te behen kurban. Si pulat ne kotec, thjeshte kur ti bie rradha ti keputet koka, per te ushqyer pronarin e pularise. 😉

      Shifer aq te vogel prokurori, shoferi, edhe 4 vet te tjt qe po arrestohen i binka 300 euro per koke. Ato aq i kane per mengjes i thjeshte para pune.

      🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *