• |
ide | kryesore

Shqipëri/ 1 rast i ri me COVID-19 në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, për fat të mirë, nuk ka pasur asnjë viktimë nga virusi.

Nga krahu tjetër, vetëm një person ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Sa i përket rasteve aktive në të gjithë vendin ato janë 52, ndërsa 4 pacientë ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv.

“Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Statistika (4 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2144

Testime totale 817,479
Raste pozitive 132,535
Raste të shëruara 130,027
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21
Shkodër 10
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Fier 1

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *