• |
ide | kryesore

U masakrua nga burri me thikë, kjo është viktima 45-vjeçare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gruaja që shihni në foton më sipër është Klarita Ismalaja. 45-vjeçarja u masakrua ditën e sotme për vdekje nga bashkëshorti i saj, Artan Ismalaja.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq të Krujës, paraditen e sotme rreth orës 10:45, para oborrit të një magazinë.

Klarita Ismalaja u gjet e pajetë brenda makinës në pronësi të burrit të saj. Ndërkohë që ky i fundit kishte tentuar të vetëvritej, duke goditur veten me thikë, ndërsa ndodhet rëndë në spital.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e krimit në fjalë, ndërsa mësohet se çifti kishte një dyqan pranë Inxhinierisë së Ndërtimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *