• |
ide | kryesore

Konfirmohet lidhja e Harry Styles dhe Olivia Wilde

-Instant, Paparazzi, Slider



Harry Styles dhe Olivia Wilde prej muajsh përfliten për një histori dashurie, që ata të dy nuk kanë preferuar ta pranojnë ende publikisht. Por fotot e publikuara së fundmi tregojnë se ata janë bashkë dhe madje dashuria e tyre është e zjarrtë sa më s’ka. Page Six ka siguruar disa foto të çiftit gjatë një udhëtimi me jaht në brigjet italiane. Në imazhet e publikuara ata të dy duken shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit, teksa shihen duke shkëmbyer puthje plot pasion.

Regjisorja dhe këngëtari i njohur janë parë duke kërcyer, lexuar dhe përkëdhelur njëri-tjetrin jashtë jahtit, ku kaluan gjithë mesditën. Styles dhe Wilde udhëtuan menjëherë në Itali pasi mbaruan në Londër xhirimet e filmit më të ri të në të cilin do të luajë Harry. Dyshja janë parë duke ecur bashkë të kapur përdore në portin Ercole.

Kështu, lidhja mes tyre duket se është bërë shumë serioze dhe pavarësisht se kanë 10 vite diferencë, ata kanë treguar se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Thashethethemet për lidhjen e Harry-t dhe Olivia-s nisën pasi ata u fotografuan të kapur përdore në dasmën e menaxherit të Styles, Jeff Azoof. Më pas në media u publikuan imazhe të tjera që dëshmonin hapur lidhjen e tyre të re. Harry dhe Olivia janë njohur me njëri-tjetrin muaj më parë për shkak të një projekti të përbashkët kinematografik, filmin “Don’t worry, darling”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *